Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Hejnkes t’i ulërasë më shpesh ekipit

"Nuk shoh asnjë problem nëse trajneri ngre tonet"

-

Karl Heinz Rumeni ge ishte i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Sevijës, por jo me lojën e skuadrës. Ashtu si dhe trajneri Hejnkes apo dhe mbrojtësi Mats Humels, ai kritikoi lojën e skuadrës së tij, dhe pse mori një rezultat pozitiv përballë një skuadre si Sevija, e cila në fushën e saj është e vështirë për t'u mundur. "Siç e pamë dhe te takimi ndërmjet Juves dhe Realit, kundërshta­rët sa vijnë e bëhen më të vështirë. Duhet t'i marrim ndeshjet dhe situatat hap pas hapi dhe të qëndrojmë të fokusuar tek objektivi. Dhe pse në pjesën e parë vuajtëm disi, skuadra tregoi karakter dhe mori një rezultat fantastik. Pa dyshim që kemi shënuar golin për në gjysmëfina­le. Kushdo që e njeh Jup Hejnkesin, e di që ai është një trajner serioz dhe konservato­r. Ai në pushimin e ndeshjes i tha skuadrës që të luante më me seriozitet në portën kundërshta­re. Dhe kështu ndodhi. Me siguri në ndeshjen e kthimit pas një javë në "Allianz Arena" do të bëjmë siç na rekomandoi Jupi", tha Rumenige. Më pas, drejtuesi i bavarezëve foli dhe për momentin, në të cilin Jup Hejnkes iu drejtua lojtarëve pas përfundimi­t të pjesës së parë. "Më thanë që trajneri foli ashpër, por Jup kështu e ka. Kërkon maksimumin në çdo takim. Ndeshja me Sevijën ishte e rëndësishm­e për ne. Ndaj dhe nuk shoh asnjë problem nëse trajneri ngre tonet herë pas here. Efektin që dha te skuadra e pamë të gjithë". RinovimiNd­ërkohë, Rumenige pritet të rinovojë me skuadrën në rolin e shefit ekzekutiv. Ai ka filluar si drejtues në vitin 1991. Që në vitin 2002 ,ai është në rolin e tanishëm, me kontratë deri në 2019-ën. Gjasat që ai do të qëndrojë nuk vihen aspak në dyshim. Rumenige do ishte kështu për 30 vjet me radhë një nga funksionar­ët më të gjatë te Bajerni i Mynihut. Rumenige shihet si simbol i tifozëve bavarezë, ku ai përfaqëson historinë e klubit si lojtar dhe drejtues. Kohët e fundit, ai ka debatuar shpesh me drejtuesit e Bundesligë­s gjermane për mosvotimin e rregullit 50+1, që do të lejonte klubet të sillnin investitor­ë të huaj për të përforcuar ekonominë e skuadrave, në mënyrë që ato të konkurroni­n klube si Reali i Madridit apo Mançester Siti. Por, Rumenige nuk pati sukses dhe e quajti presidenti­n e ligës gjermane një njeri që nuk di të udhëheqë. Shkak tjetër u bë edhe e drejta e votës që Rumenige ishte kundër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania