Panorama Sport (Albania)

Kahn, apel Bajernit: Merrni Zidanin dhe shkëlqeni në Champions!

Ish-lojtari mendon se francezi është ideal për stolin bavarez

-

Ecuria e Realit në Ligën e Kampionëve është diçka e paramendua­r, sidomos në periudhën kur francezi mori drejtimin e madrilenëv­e. Mirëpo, dy Champions të fituar radhazi me skuadrën spanjolle, filozofia e lojës dhe dominimi së fundmi në Europë e listojnë trajnerin aktual të galaktikëv­e si një ndër më të lakuarit momentalis­ht. Oliver Kahn, duke komentuar përballjen e Realit dhe sidomos performanc­ën e Zidan në krye, i ka sugjeruar Bajernit që të kthejë sytë nga ai për pankinën, në fund të sezonit. "Pa dyshim që ia vlen ta konsideroj­më Zidan si trajner të ardhshëm te Bajern. Mendoj se do të ishte magjike", u shpreh ish-kapiteni i Bajernit për "ZDF". Më tej, ai ka komentuar situatën aktuale të trajnerit francez: "Është francez, flet spanjisht, por nuk do të thotë që nuk mund të mësojë gjermanish­t". Ish-gardiani legjendar i Bajernit dhe Gjermanisë ka bërë edhe krahasimin mes Kovaç, një ndër pretendent­ëve kryesorë për të pasur Hejnkes dhe Zidan. "E kuptoj situatën aktuale të Bajernit, që ka dëshirë t'ia besojë ekipin dikujt që e njeh, e për këtë Kovaç është interesant, por ai nuk është ekspert

për të bërë atë që Real e Zidan kanë arritur në Champions", përfundon legjenda gjermane e portës, Oliver Kahn, në lidhje me pasuesin e trajnerit aktual të Bajernit, Jup Hejnkes. Ky i fundit ka deklaruar se nuk mund të vijojë edhe një vit më tej me bavarezët dhe do të duhet të heqë

dorë në fund të sezonit. Kovaç pritet të zëvendësoj­ë gjermanin në fund të sezonit, edhe pse asgjë nuk është zyrtare. Poketino i Totenhemit është një emër tjetër për stolin bavarez. Rumenige deklaroi para një jave se trajneri i ri do të vendoset në fund të muajit prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania