Panorama Sport (Albania)

Barazim në derbi, Gatuzo: Interi meritoi fitoren

Djemtë e Spaletit ndërtojnë më shumë, Ikardi humb dy raste flagrante për gol

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gota dukshëm duhet parë gjysmë plot për Milanin, sidomos ndaj këtij Interi. Për zikaltrit nuk është ende çasti për të festuar për "Champions" sepse janë edhe tetë ndeshje për t'u luajtur, por objektivi duket më i afër takim pas takimi. Derbi i Milanos përfundon me rrjeta të paprekura, por Spaleti ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur, ndërkohë që për homologun e tij kuqezi vendi i katërt merr pamjen e misionit të pamundur.

Interi rrezistent

Derbi i djeshëm ishte gjithçka përveçse i bukur. Pa ritëm, pa taktikë, pa emocione, me Interin që tregoi edhe një herë se ndaj të mëdhave zor se mund të mposhtet ( me gjashtë të parat nuk ka humbur kurrë këtë sezon). Handanoviç­it nuk kanë mundur t'i shënojnë sulme shumë më të afta se ai i Milanit, i cili dje ishte një ekip sa i paqartë aq edhe i pafuqishëm. Vërtet Gatuzo ka ndërtuar një grup të organizuar dhe solid, por kohët e fundit vështirësi­të për të vertikaliz­uar po penalizojn­ë shumë ecurinë e skuadrës në nivel rezultati. Kutrone fillimisht, e pas tij Kaliniç nuk mund as të gërvishtin mbrojtjen e Interit, tek e cila ai që shkëlqeu më pak ishte kapiteni Ikardi që humbi dy raste më shumë se të pastra. Ndeshja

Zikaltrit në këtë ndeshje u paraqitën me qetësinë e vendit që kanë në renditje, madje edhe takimin e administru­an, në mënyrë që të godisnin në rastin e parë të volitshëm. Brozoviç dhe Perisiç duken të rikthyer në ditët e tyre më të mira e, megjithëse nuk godasin shpesh portën, janë gjithnjë një rrezik për Kalabrian dhe Milanin në përgjithës­i. Ikardi për 38 minuta as që dihet nëse është ose jo në fushë, por në rastin e parë që i jepet pushkaton Donarumën. Ndihma teknologji­kë shpëton kuqezinjtë, pasi kapiteni zikaltër është në pozicion jashtë lojë. Kur nuk e ndal teknologji­a, 25-vjeçari vetëndalet, pasi dy herë shfaqet përpara portës së boshatisur dhe në të dyja rastet nxjerr topin në mënyrë të pabesueshm­e jashtë. Kuqezinjtë e sfilitur dukshëm nga kalendari përpiqen të ruajnë distancat, duke i varur shpresat te loja në krah që nuk prodhon asnjë nga frytet e zakonshme.

D'Ambrozio dhe Kanselo me ndihmën e qendërmbro­jtësve më të afërt mbyllin pa shumë probleme këdo që u kalon pranë. I vetmi rrezik kuqezi është ai i pjesës së parë kur Çalhanoglu hedh në zonë një kros që transformo­het në goditje në portë, por Handanoviç nuk kalohet aq thjesht. Kaliniç e sidomos Lokateli dhe Borini të hedhur në fushë në pjesën e dytë nuk sjellin asnjë të re në lojën e Milanit, që në fund del nga fusha me një pikë, e cila vlen pak në aspektin e vendit të katër. Shiu i "San Siro"- s shuan kështu zjarrin kuqezi për përmbysje, ndërsa notat e himnit të Ligës së Kampioneve dëgjohen më fort në pjesën zikaltër të Milanos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania