Panorama Sport (Albania)

Roma i bën dhurata Barçës, Liverpuli “shkërmoq” Sitin

Qytetarët të shpërfytyr­uar, në "Etihad" duhet një mrekulli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ja ku ndodh... surpriza: futbolli italian dhe ai spanjoll e prisnin nga Juventusi, Roma dhe Sevija, por atë e bën Liverpuli. Në ndeshjen e vajtjes së çerekfinal­eve të % hampions- it, "reds"-at fitojnë 3-0 ndaj favoritëve të Mançester Sitit, që largohen nga "Anfield Road" me një 3-0 shumë të rëndë. Të martën e ardhshme, në "Etihad", Guardiola do të ketë nevojë për një përmbysje madhështor­e për të marrë pjesë mes katër ekipeve më të forta të Europës. , , - Në një prej netëve më të errëta të aventurës së tij angleze, Pep përsërit ndeshjen e 14 janarit, përfunduar 4-3 për të kuqtë në Premier Ligë dhe fituar nga djemtë e Klopit, më pastër sesa tregojnë shifrat. Leksioni me sa duket nuk është mësuar. Përsëri, ritme shumë të larta mes katër kullave të kuqe të "Anfield Road", përsëri vrapime të çmendura nga njëra zonë në tjetrën, përsëri ndeshja që nxjerr fitues trajnerin gjerman me mjekër, ashtu siç ai uronte. Dhe ka një futbollist, i cili më shumë se çdokush tjetër në këtë garë ekzaltohet: ai Mohamed Salah, i cili përpara pushimit e ka shënuar golin e tij të 38-të sezonal dhe dhuruar asistin e ëmbël për goditjen fituese me kokë të Manesë. Në mes, për Liverpulin, është edhe silura e golit të dytë nga Okslejd-\embërlein, i cili hakmerret ndaj kritikëve që e konsiderua­n një dështim në merkato pas transferim­it nga Arsenali në muajt e parë në "Anfield".

Siti i pambrojtur - Pa Agueron dhe me ish-in Sterling të ulur në stol, Siti tremb shumë pak përpara, edhe sepse intensitet­i i kundërshta­rit nuk i lejon De Brujnes, Silvës dhe Gyndoanit që të prodhojë energjinë e mjaftueshm­e për të rinjtë Sane dhe Gabriel ^hezus. Por, pika e dobët e kampionëve të ardhshëm të Anglisë mbetet mbrojtja, pavarësish­t milionave të shpenzuara për lojtarët e krahut: goli i parë lind pas një gabimi të Uokerit, Otamendi është shpesh i pasaktë, Kompani gjunjëzohe­t në golin e tretë, Laporte merret shpesh përpara nga Mane dhe shigjeta Robertson. Pushimi vjen si një bekim për Guardiolën, i falur nga një goditje me kokë e Van Dajkut.

Dëmtohet Salah - Nga dhomat e zhveshjes del një Mançester Siti i ndryshëm, Sterling hyn në fushë dhe Salah del i dëmtuar wproblem muskulor në ijëx. Por Karius nuk thërritet kurrë në detyrë dhe tentativat e Sitit nga distanca përfundojn­ë në tribunën e miqve. Topi më i mirë për gol kalon nga këmbët e Silvës, por ai nuk arrin të gjejë devijimin e duhur. Klop përpiqet të mbajë lartë vigjilencë­n e të tijve me grintën në kufijtë e zonës teknike, ndërsa kolegu katalanas shëtit i nervozuar deri në vërshëllim­ën finale: e pret një ndeshje shahu pas 6 ditësh, por Liverpuli e nis me tre gurë më shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania