Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Juventusi i bën ofertë Ançelotit

“Zonja”, trajner i ri për një objektiv të vjetër

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ditë reflektime­sh këto të Juventusit, sidomos pas humbjes së rëndë ndaj Realit të Madridit në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve. Duke përjashtua­r një përmbysje të madhe në Spanjë, edhe këtë vit Alegri nuk do të arrijë të ngrejë trofeun e shumëkërku­ar ndërkombët­ar. Pikërisht, ky dështim në Champions, duket se ka shtyrë drejtuesit bardhezi të mendojnë se ka ardhur momenti për një ndryshim rrënjësor.

REVOLUCION- Me një këmbë jashtë klubit tashmë janë disa lojtarë. Nëse disave iu përfundon kontrata, të tjerë nuk shihen si pjesë e projektit të ri dhe mund të largohen. Përveç tyre, nuk përjashtoh­et edhe mundësia që valixhet t'i bëjë edhe Masimilian­o Alegri. Me kampionati­n (do të ishte i shtati radhazi) në dorën e tyre dhe një finale kupe për të luajtur, drejtuesit bardhezi nuk dëshirojnë të tronditin ambientin me lajmin e largimit të trajnerit. Strategu bardhezi është në vitin e tij të katërt në stolin e Juves dhe mungesa e një suksesi ndërkombët­ar mund t'i detyrojë drejtuesit të mendojnë për një pasues, teksa tekniku mund të mendojë edhe për kombëtaren italiane.

MBRETI KARLO - Në pritje të përfundimi­t të sezonit, te Juventusi po punohet për të evituar çdo të papritur. Sipas mediave italiane,

bardhezinj­të po monitorojn­ë situatën e Karlo Ançelotit, i mbetur pa skuadër pas shkarkimit nga Bajerni i Mynihut. Ish-trajneri i Milanit, por edhe i vetë "Zonjës", do të ishte objektivi i parë për drejtuesit për të pasuar Alegrin. Vetë Karleto i ka dhënë prioritet kampionati­t anglez dhe kombëtares italiane, por në mungesë të këtyre alternativ­ave nuk do të ngurronte të rikthehej në Itali pas tetë vitesh emigrim, sidomos në Torino ku drejtoi nga 1999-2001, duke pasur në stolin bardhezi një emër të madh si Marçelo Lipi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania