Panorama Sport (Albania)

Rinovon Xhenaro Gatuzo, Milani i 17-fishon pagën

Marrëveshj­e me ekipin e zemrës, Rino do të përfitojë 2 milionë euro në sezon

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Thuajse katër muaj në krye të kuqezinjve i kanë vlejtur Xhenaro Gatuzos për t'i dhënë një fytyrë tjetër Milanit dhe njëkohësis­ht për të treguar vlerat e tij si trajner. Puna e tij flet vetë dhe për drejtuesit e klubit 40-vjeçari ka merituar një rinovim të kontratës. Me firmën e në akt-marrëveshj­en e re, Rino do zgjatë qëndrimin e tij te kuqezinjtë deri në vitin 2021, teksa gjatë kësaj kohe do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, praktikish­t 16 herë më shumë nga 120 mijë euro sezonale të arkëtuara deri më sot. Një risi e kontratës së trajnerit do të jetë edhe aksesi në akordet në lidhje me lojtarët që do të largohen dhe afrohen të "Djallit" gjatë këtyre viteve. Marko Fasonse së bashku me krerët kinezë të klubit kanë vendosur t'i besojnë kështu Gatuzos, një zgjedhje në dukje provizore, por që me kalimin e javëve u shndërrua në garanci.

FIRMA - Barazimi në derbi nuk ka sjellë asnjë ndryshim perspektiv­ash dhe pavarësish­t se ndaj Interit nuk ishte ndeshja më e mirë e kuqezinjve në këtë sezon, administra­tori Fasone së bashku me Mirabelin nuk luhatën në zgjedhjen e tyre e cila u formalizua pasditen e djeshme me Gatuzon që sheh t'i realizohet ëndrra për të zgjatur

qëndrimin e tij në stolin e "Djallit". Pas procesit të firmave, trajneri kuqezi deklaroi shkurtimis­ht: "Për mua është një moment i veçantë dhe jam shumë krenar. Duhet të vazhdojmë me këto ritme dhe të punojmë për të ngritur Milanin aty ku e meriton.

Presioni është i madh, por nuk më shqetëson. Po të doni ju këndoj të gjithë koret e milanistëv­e, por nuk do të them "Forca Milan" tani sepse nuk është e nevojshme. Milani është skuadra e zemrës dhe për mua është një nder të jem këtu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania