Panorama Sport (Albania)

“Minierë ari” për Napolin, H saj tani është ll

Futbollist­ët që janë katapultua­r në qiell, mbrojtësi në vend të 34-t

- OLSI TUJANI

Kombëtarja sh qiptare ka një yll. Përbërja e futbollist­ëve kuqezi është e tillë që shpesh trajnerët (më parë De Biazi dhe tani Panuçi) ankohen për minutazh të pakët aktivizimi me skuadrat në kampionate­t respektive. Por, kuqezinjtë kanë në organikë një lojtar që edhe për Napolin konsideroh­et yll. Elseid Hysaj, me paraqitjet e tij dhe vazhdimësi­në e treguar nën drejtimin e Mauricio Sarrit, është katapultua­r mes atyre që vlejnë shumë. E kush më mirë sesa Napoli do t'i gëzohet këtij fakti

I 34-ti

Klasifikim­i i futbollist­ëve nga CIES (Observator­i Europian i Statistika­ve dhe Verës së futbollist­ëve) tregon edhe vlerën aktuale të gjithsecil­it prej lojtarëve, duke përfshirë të gjithë parametrat e nevojshme: Moshë, ndeshje, imazh, vlerë kartoni etj). Mirëpo, kjo vlerë për gjithsecil­in nga lojtarët ka nxjerrë në pah edhe elementët që kanë pësuar rritjen më të madhe. Shqiptari i Napolit renditet i 34- ti, pikërisht për shumëfishi­min e vlerës së tij. Pak vite më parë, Napoli pagoi vetëm 5 milionë euro për kartonin dhe më pak se një milion euro për komisionet dhe klau-

zolat ekstra. Duke e konsiderua­r gjashtë milionë euro shifrën e transferim­it, shqiptari tani vlen më së paku dhjetëfish. Sipas "CIES", vlera e tij është 62 milionë euro dhe me premisa pozitive për të pësuar rritje edhe në të ardhmen. "Hysaj, Kulibali e Insinje janë 'ar' për Napolin. Vlera që kanë i katapulton mes yjeve", është titulli i shkrimit në një prej portaleve napolitane, që janë pranë skuadrës së shqiptarit.

RINOVIMI

Aurelio De Laurentis është duke tentuar të blindojë të gjithë yjet e skuadrës. Në ditët në vijim, mes tij dhe menaxherit të Elseid Hysajt do të ketë një takim për të biseduar në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit. Sajtet pranë skuadrës axurre kanë bërë me dije se numri një i klubit kërkon që të shtyjë qëndrimin e shqiptarit në Napoli, duke rinovuar kontratën, parametrat financiarë që përfiton

mbrojtësi, por edhe klauzolën e një largimi të mundshëm, e cila mund të shkojë deri në 100 milionë euro. ANGLEZET

Interesimi nga dy skuadrat angleze, Mançester Junajtid dhe Arsenal, ka marrë edhe dje një tjetër konfirmim. Ka qenë gazetari pranë Napolit, Çiro Venerato: "Dy klube angleze janë gati për të nisur bisedimet në mënyrë që ta kërkojnë zyrtarisht", ka deklaruar ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania