Panorama Sport (Albania)

Spanjollet një makth, italianet kanë kaluar vetëm 4 herë

-

Java që po mbyllet rezultoi e hidhur për ekipet italiane në Ligën e Kampioneve. Fillimisht, Juventusi dhe më pas Roma morën shuplakat e radhës nga ekipet spanjolle. Ky bilanc negativ me disfatat e radhës shënon një thellim të krizës për ekipet italiane në Champions, sidomos kur përballë shorti vendos ekipet nga "Primera Liga". Për të dhënë idenë e makthit që po përjetojnë klubet e Serisë A, mjafton të them se në 32 përballjet e fundit ndaj skuadrave iberike, janë regjistrua­r vetëm katër fitore, teksa humbjet e Romës e Juves e thellojnë edhe më shumë bilancin negativ të pesë sezoneve të fundit.

SHIFRA MAKTHI - Në një llogaritje gjithëpërf­shirëse të javës që lamë pas, derbi europian mes Italisë dhe Spanjës përfundoi 1- 7. Nëse golat e pësuar nga Juventusi ishin një shuplakë e trefishtë nga Reali pas leksionit të finales së Kardifit në sezonin e kaluar, disi më e pritshme ishte humbja e Romës kundër Mesit me shokë. Në rastin e verdhekuqv­e pjesën më të madhe të dëmit, djemtë e Di Françeshko­s e shkaktuan vetë duke realizuar dy autogola. Për Romën, goli i Xhekos ndaj Barcelonës, mbetet i vetmi në tre duele me ekipe spanjolle, pasi me Atletikon e Madridit ekipi italian barazoi pa gola në shtëpi dhe u mund 2- 0 në transfertë. Totali për italianët bëhet edhe më i rëndë nëse konsideroj­më që në gjashtë ndeshje janë humbur katër dhe barazuar vetëm dy sfida. SINDROMË IBERIKE - Në pesë vitet e fundit Milani ka humbur dy dhe barazuar vetëm një ndeshje kundër ekipeve spanjolle në sezonin 2013- 14. Napoli me katër ndeshje të luajtura ka humbur tre dhe fituar vetëm një dhe këtë në fazën paraelemin­atore kundër Atletikos së Bilbaos. Tri humbje dhe dy barazime ka koleksionu­ar Roma, ndërsa Juventusi që ka pasur edhe pjesëmarrj­en më të rregullt, ka një bilanc prej katër fitoresh, gjashtë barazimesh e po aq humbjesh. Pikërisht, bardhezinj­të janë të vetmit që mbajnë lart nderin italian, duke regjistrua­r fitore në pesë vitet e fundit gjatë të cilave ekipet e Serisë A kanë përjetuar makthe të vërteta në përballjet me homologët spanjollë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania