Panorama Sport (Albania)

Champions, Spaleti: S'na tremb më Milani, na interesojn­ë Roma e Lacio

Trajneri: Respekt për "Djallin", mendjen te romanet

-

Derbi i së mërkurës përfundoi 00 dhe i ka lënë një shije të hidhur Interit, mbi të gjitha për gabimet e pafalshme të Ikardit, por që i lejon megjithatë skuadrës së Spaletit të mbajë 8 pikët e avantazhit në klasifikim ndaj "kushërinjv­e". ME GJITHË RESPEKT… - Distancë qetësuese? "Me gjithë respektin për Milanin, ne na intereson më shumë sfida me Romën e Lacion". Kështu e ka komentuar trajneri zikaltër për "Rai Sport" situatën në klasifikim, duke nënvizuar sesi gara për Ligën e Kampioneve për momentin, me statistika në dorë, u përket më shumë këtyre tri skuadrave.. E di që këtu jemi në Milano dhe se ka një joshje të veçantë sepse stërviten edhe për Pashkë, por edhe ne punuam dhe ashtu si ata edhe ne luajmë futboll", ka shtuar më pas, me pak ironi, ish-trajneri i Romës. Megjithatë Spaleti, siç shpjegoi pas ndeshjes për mikrofonat e "Premium Sport", i konsideron ende në garë kuqezinjtë, edhe pse në teori me vetëm 8 javë të mbetura nga fundi i kampionati­t përmbysja e 11-shes së Gatuzos bëhet vërtet e vështirë. ZHANG JR. - Në fushë, megjithatë, prova e djemve të Spaletit ka qenë bindëse, pavarësish­t dy rasteve-gol të shpërdorua­r nga Mauro Ikardi. "Nuk mungoi asgjë për të fituar, për ne thelbësore është të luajmë si skuadër, në mënyrë të ekuilibrua­r, të sulmojmë me vazhdimësi", analizoi vetëm tekniku interist pas ndeshjes. Dhe të njëjtin mendim ka pasur edhe Stiven Zhang, djali i Zhindong, pronarit të "Suning", i cili ndoqi ndeshjen dhe u largua nga "San Siro" rreth orës 21:00. Jo pa u kompliment­uar me lojtarët e Interit. Zhang Jr., madje, ishte i pranishëm edhe në dhomat e zhveshjes për të mbështetur skuadrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania