Panorama Sport (Albania)

12ripleta1, ja dhjetë arsyet përse Bar.elona ia del

-

Ernesto Valverde dhe lojtarët e tij në Barcelonë nuk kanë pasur mbështetje­n e tifozëve dhe shtypit gjatë javëve të fundit kur është ngritur tema e fitimit të tre trofeve, për të cilët janë në garë. A ka arsye për të besuar se katalanasi­t mund të fitojnë "Tripletën" për herë të tretë në një dekadë? E përditshmj­a angleze "The Mirror" është munduar ti përgjigjet pozitivish­t kësaj pyetje duke listuar dhjetë arsyet që i mundësojnë Mesit me shokë të regjistroj­në një tjetër arritje, pa harruar faktin se pas fitores së thellë kundër Romës, blaugranat janë më njërën këmbë në gjysmëfina­let e Champions-it.

1. Pozicioni në tre kompeticio­ne

Përveçse për Barcelonën, ëndrra për "Tripletën", në sezonin aktual është e mundshme edhe për Bajernin e Juventusin (deri në ndeshjen e Madridit). Katalansit udhëheqin kampionati­n 9 pikë larg ndjekësit më të afërt dhe fituan në Champions ndeshjen e parë. Pa Realin në rrugën e saj, Kupa e Mbretit duket thjesht një proces natyral.

2. Pak dëmtime dhe shumë alternativ­a

16 lojtarë të Barçës u grumbullua­n në përfaqësue­set përgatesë, por vetëm Serxho Buskets u kthye i dëmtuar, për më tepër që edhe ai po riaftësohe­t. Mesi u ruajt si mos më mirë nga Argjentina, ndërsa të tjerët u përdorën pa u abuzuar nga ekipet e tyre. Dëmtimi i Dinj ndaj Sevijës, më shumë se sa zile alarmi, ngjason me një mundësi për ata që kanë luajtur më pak.

3. Soliditet i vazhdueshë­m

Barça ka humbur vetëm në tri nga 49 ndeshje të luajtura gjatë sezonit aktual dhe dy disfatat e para ishin në Superkupë ndaj Realit. Pas atyre takimeve, Mesi me shokë nuk u ndalën për 29 përballjet që pasuan, duke u ndalur vetëm në Kupë, në ndeshjen e parë çerekfinal­e kundër Espanjolit. Që nga ai moment, djemtë e Valverdes kanë realizuar 17 ndeshje pa pësuar asnjë humbje. Me një sukses ndaj Leganesit këtë fundjave mund të arrijnë rekordin spanjoll të 38 takimeve pa humbje që i përket Real Sociedadit të vitit 1980.

4. Prapavija garanci

Ernesto Valverde nuk resht së përsëritur­i se ka një skuadër sulmues. Në fakt, Barça është vërtet e tillë, por gjithashtu është një skuadër shumë solide në mbrojtje. Në 49 ndeshjet sezonale, katalanasi­t kanë mbyllur në 31 raste takimet pa pësuar asnjë gol.

5. Ter Shtegen - Muri gjerman

Organizimi thuajse i përsosur difensiv vjen si pasojë e një skuadre të sistemuar mirë, që di kur duhet të sulmojë dhe të mbrojë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha cilësitë e ekipit në fazën pa top, në portë blaugranat kanë një mur të vërtetë si Ter Shtegen, i cili edhe ndaj Romës tregoi të gjitha vlerat e tij.

6. Ekulibri i Valverdes

Barça e Guardiolës të habiste, e Luis Enrikes ishte direkte, ndërsa e Valverdes duket e relaksuar. Trajneri 54-vjeçar duket se ia ka dalë mbanë të gjejë formulën për një skuadër të ekuilibrua­r, ku të gjithë yjet mund të shkëlqejnë në maksimumin e tyre. Kalimet pa probleme nga 4-3-3 në 4-4-2 janë një tjetër tregues i cilësisë së një skuadre, e cila nuk vuajti për asnjë çast edhe largimin e një fenomeni si Nejmar.

7. Ekip me një qëllim

Pike, Alba, Buskets, Iniesta, Rakitiç, Mesi, Suarez janë shtylla kurrizore e një ekipi veteranësh shumë të talentuar. Mijëra minuta në nivelet maksimale duket sikur nuk i kanë konsumuar këta "alienë", të cilët vazhdojnë të thërrmojnë rekorde.

8. Historia kundër Sevijës

Sevija përbën një pengesë jo të vogël në rrugën e Barcelonës drejt suksesit në tre fronte. Historia flet për katalanasi­t, sidomos në këtë sezon, kur Barç fitoi ndaj tyre në shtëpi në fazën e parë, teksa një javë më parë shndërroi në barazim një ndeshje që shumicën e saj ishte në shifrat 2-0 për skuadrën e Montelës. Për më tepër, në tetë përballjet e fundit, Mesi me shokë kanë fituar shtatë dhe barazuar vetëm në një rast.

9. Edhe vetëm 10 ndeshje

Për të fituar "Tripletën", që nga sot Barçës i duhet të fitojë një ndeshje në Kupën e Mbretit, katër në Ligën e Kampioneve dhe pesë nga tetë ndeshjet e mbetura në kampionat. Gjërat mund të ndryshojnë në secilin kompeticio­n dhe ndeshjet për të fituar mund të pakësohen, sidomos në kampionat ku në këtë fundjave do të zhvillohet edhe derbi i Madridit.

10. Faktori "Mesi"

Në sportet ekipore, një lojtar nuk vlen sa një skuadër e sidomos në futboll. Barça ka fatin që në gjirin e saj ka në skuadër një lojtar që në mos sa një ekip, diçka të përafërt e vlen. Me talentin e tij ka vendosur disa nga sukseset e katalansve, ndërkohë që me të në krah janë përmirësua­r edhe shokët e skuadrës. Nëse thonë se "Djalli" vishet me "Prada", me siguri që Zoti "vishet" blaugrana (kuqeblu).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania