Panorama Sport (Albania)

Shkëmbim i çmendur në aksin Mançester-Madrid

Junajtid i përgjigjet me Bejlin, Mordiçin dhe Krosin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

anë emra të fortë, nga ata që do të lëviznin vetëm nga një skuadër e madhe në një tjetër emër gjigant. Dhe ditët e merkatos parashikoh­en më të nxehta se kurrë këtë verë. Sepse kur në ethet e saj përfshihen emra si Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit, imagjinoje­ni vetë se çfarë mund të ndodhë.

ÇFARË DUAN SPANJOLLËT?

"Mirror" zbulon se kampionët e Europës do të rikthehen në Mançester për të kërkuar ëndrrën e tyre të vjetër për portën, David De Gean, i cili përpara Botërorit pritet që të hedhë edhe firmën në kontratën e re me "djajtë e kuq" (5-vjeçare me 350 mijë paund në javë). Por, Florentino Perez është i interesuar veç portierit spanjoll, edhe për dy yje të tjerë të Zhoze Murinjos: Pol Pogbanë dhe Antoni Marsialin. E ardhmja e mesfushori­t francez pas fërkimeve me teknikun portugez është e pasigurt dhe vetë futbollist­i e pranoi publikisht një gjë të tillë, duke qenë se Mou nuk i garanton më një vend titullari. E njëjta histori vlen

ÇELSI

edhe për Marsialin, minutat e të cilit në "Old Trafford" janë reduktuar ndjeshëm pas transferim­it të Aleksis Sançezit nga Arsenali në merkaton e janarit.

ÇFARË DUAN ANGLEZËT?

Por, sipas "Manchester Evening News", Reali e di

mirë përgjigjen që do të vijë nga Anglia dhe është gati t'i ofrojë tre yje që Junajtid i ëndërron prej kohësh: në krye të listës është emri i Garet Bejlit, divorci i të cilit me klubin spanjoll pritet vetëm që të konfirmohe­t, pasi ka përfunduar i salduar në stolin e Zinedin Zidanit. Por, Zhoze Murinjo do të kërkojë nga ishskuadra e tij edhe Luka Modriçin dhe ëndrrën e vjetër të "djajve", Toni Krosin. Gjermani ishte shumë pranë firmës me Mançester Junajtid në vitin 2014, kur në stol ishte Dejvid Mojes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania