Panorama Sport (Albania)

Ballshi në këmbë, shansi i fundit për Superioren

Bylisi do të luajë sot shansin e fundit për të kapur elitën

-

Bylis do të luajë sot ndeshjen që mund të vendosë përfundimi­sht fatet e sezonit. Ballshiotë­t do të presin Tiranën në fushën e tyre dhe do të kërkojnë medoemos toren. Është i vetmi rezultat që mund t’i japë shpresë ballshiotë­ve për të kapur vendin e parë. Bylis është shtatë pikë mbrapa Tiranës dhe nëse nuk

ton, atëherë bëhet thuajse...

Bylis do të luajë sot ndeshjen që mund të vendosë përfundimi­sht fatet e sezonit. Ballshiotë­t do të presin Tiranën në fushën e tyre dhe do të kërkojnë medoemos fitoren. Është i vetmi rezultat që mund t'i japë shpresë ballshiotë­ve për të kapur vendin e parë. Bylis është shtatë pikë mbrapa Tiranës dhe nëse nuk fiton, atëherë bëhet thuajse e pamundur që të kapë vendin e parë në katër takimet e mbetura.

Vendimi - Duke parë rëndësinë e këtij takimi, drejtuesit e Bylisit kanë vendosur që hyrja në stadium për këtë ndeshje të jetë e lirë. "Nesër(sot) në orën 14:00 në "Adush Muçaj" hyrja falas! Eja, tregoje veten ti qytetari Bylin, mijëvjeçar­i dhe pasardhësi i gjakut të atyre që themeluan njerëzimin! Eja, tregoje veten ti pasardhësi i atyre që ndërtuan të parët teatro dhe stadiume të historisë së njerëzimit! Hidh një bluzë të kuqe krahëve, merr një shok, një mik, një fëmijë dhe tregoji se ne pasardhësi­t e Bylinëve jemi gabimisht në këtë kategori! Ata që janë në fushë e kanë treguar se nuk humbasin ndaj një kundërshta­ri të tillë! Nesër( sot) më shumë se kurrë besojmë tek ata djem! Bylis- Tirana, nesër(sot) ora 14:00", shkruhej në faqen zyrtare të klubit ku bëhet thirrje për mbështetje maksimale. Pritet që të ketë një numër të konsiderue­shëm tifozësh në mbështetje të ekipit në këtë takim. Ndërkaq, Bylis do të ketë një mungesë shumë të rëndësishm­e në këtë takim. Niko Zisi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Sadedini pas dënimit që ka marrë dje nga Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania