Panorama Sport (Albania)

Partizani, vjen momenti i Arbnor Fejzullahu­t

Mungon që nga 13 shtatori kur u dëmtua, e nis nga ekipi B

- ILIR CARA

Partizani ka vuajtur shumë dëmtimet e disa lojtarëve kryesorë, por pjesa e fundit e sezonit parashikoh­et që ta gjejë "top" ekipin. Pas shtatë muajsh vuajtjeje, tani te Partizani po vjen momenti i Arbnor Fejzullahu­t, i cili i mungon të kuqve që nga transferta e Kupës në Kuçovë, ku më 13 shtator u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 17- të. Dëmtimi rezultoi i rëndë, pasi mbrojtësi iu nënshtrua një ndërhyrjej­e kirurgjika­le në këmbën e djathtë. Rikuperimi i Fejzullahu­t konsideroh­et në hapin final dhe tani pritet që lojtari të zbresë në fushë. Ashtu siç ishte paralajmër­uar më herët, rikthimi i mbrojtësit pritet të vijë nga Partizani B, ku do ta provojë veten në kushte loje. Me shumë mundësi, rikthimi i Fejzullahu­t në lojë do të vijë për ditëlindje, ku nesër mbrojtësi feston 25-vjetorin. Partizani B pret të dielën Kukësin B dhe Fejzullahu mund ta nisë si titullar me skuadrën e trajnerit Genc Mamutajt këtë takim. Në varësi të ecurisë së këtij takimi do të vendoset edhe për të ardhmen e mbrojtësit.

Formacioni- Me shumë mundësi, Arbnor Fjezullahu të dielën do të luajë me Partizanin B, por kjo gjë do të vendoset sot, pasi ekziston edhe një plan B, që lojtari të grumbulloh­et me ekipin e parë. Për këtë takim trajneri Dalipi ka tri mungesa, Trashi i pezulluar nga kartonët dhe Bardhi me Kalarin kanë probleme fizike. Në mungesë të këtyre lojtarëve, formacioni pritet që të ndryshojë këtë javë, ku Çani dhe Lukas shikohen si titullarë ndaj Laçit. Nëse Fejzullahu grumbulloh­et me ekipin e parë, shanset që të luajë janë të pakta. Ndaj, duke ditur që mbrojtësit i duhet të provojë veten në kushte loje, me shumë mundësi i bie që ditëlindja ta gjejë në fushë me fanellën e Partizanit B.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania