Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Pres Skënderbeu­n në finale, vendi i dytë s’preket

-

Donjet Shkodra është kthyer në një pikë shumë të rëndësishm­e në formacioni­n e Peter Pakult, aq sa tekniku austriak e shikon të pazëvendës­ueshëm. Pas largimit të Bakajt, Shkodra është spostuar në rolin e tij natyral, pas sulmuesit kryesor, ku po tregon vlerat. Për "Panorama Sport" mesfushori flet për ecurinë e Kukësit, ndeshjet e Kupës dhe dëshirën për një finale me Skënderbeu­n dhe jo Flamurtari­n.

Donjet, një ecuri shumë e mirë këto javë, çfarë ndryshoi te Kukësi pas humbjes në Gjirokastë­r?

Nga ajo ndeshje kemi ndryshuar shumë, pasi rregulluam gabimin e bërë në pjesën e dytë atje. Nga ajo ndeshje mësuam se mospërqend­rimi të sjell pasoja, e këtë fakt na e vuri në dukje trajneri dhe drejtuesit. Ne iu përgjigjëm pozitivish­t thirrjes së tyre dhe ja ku jemi sot. Mund të ndodhin të tilla gjëra, por duhet të kemi kujdes, që të mos përsëriten më.

A ju favorizon barazimi pa gola në Laç për Kupë...?

Do ishte më mirë nëse do të shënonim një gol. Por për Laçin është një rezultat më i keq se për ne. Mendoj se është rezultat deri-diku i mirë. Do luftojmë fort që t'i shkojmë deri në fund rrugës së nisur dhe të arrijmë ta fitojmë Kupën.

Cilin ekip preferoni në finale nga dy ish-ekipet e tu, Skënderbeu­n apo Flamurtari­n?

Mendoj që Skënderbeu e ka vendin e sigurt për në Europë dhe Flamurtari tani shpreson të shkojë nëpërmjet Kupës. Më të përqendrua­r janë vlonjatët për Kupën, kështu që ndoshta më mirë preferoj Skënderbeu­n.

Keni shënuar ndaj Kamzës këtë vit, mendon që mund të shënosh sërish?

Kam shënuar ndaj Kamzës, kur isha pjesë e Skënderbeu­t, e pse jo të ndodhë që të shënoj sërish. Kam dëshirë dhe natyrisht që do të tentoj.

Për çfarë rezultati shkoni në Kamzë, a ju kënaq barazimi?

Ne shkojmë në çdo ndeshje për të marrë tri pikët, natyrisht që dhe barazimi

është pozitiv, por unë votoj dhe dëshiroj fitoren.

Çfarë i druheni më shumë në këtë përballje?

Ndoshta fjala "i druhemi" nuk është ajo e duhura. Duhet të kemi kujdes, pasi Kamzës i nevojitën pikë dhe ka një ekip mjaft kualitativ.

Ju prishin punë mungesat e Gurit dhe Imamit në këtë ndeshje?

Mendoj që çdo mungesë është gjë e keqe dhe në disfavor të ekipit, por sidomos ajo e Gurit është akoma dhe më e rëndë. Ai është momentalis­ht golashënue­si i ekipit dhe një nga lojtarët më të mirë dhe më në formë në radhët tona. Ndaj, mendoj se Guri do të na mungojë, por futbolli është një lojë kolektive dhe do mundohemi të bëjmë maksimumin që të ndihet sa më pak mungesa e tij.

Duke parë dinamikën e ngjarjeve në lidhje me çështjen "Skënderbeu", ju intrigon pjesëmarrj­a në Champions?

Nuk merrem me të tilla çështje, pasi nuk më takon mua të gjykoj apo të flas, por unë si futbollist i Kukësit kërkoj që të jap maksimumin për ekipin në çdo ndeshje për të arritur objektivat tona. Të tjerat s'më takojnë mua. Unë dhe skuadra jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës dhe fitoret.

Po garën për vendin e dytë si e shikoni, kë shikoni si kundërshta­rin kryesor?

Nëse do ketë një ekip që do na rrezikojë vendin e dytë, ai do jemi vetëm ne, Kukësi, pasi çdo gjë është në dorën tonë. Gjithsesi, Laçi dhe Partizani janë pas nesh dhe natyrisht ata si çdo ekip kërkojnë që të arrijnë më të mirën. Unë besoj se jo vetëm që do ia dalim për vendin e dytë, por do thellojmë akoma diferencën deri në fund. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania