Panorama Sport (Albania)

Gjoka karikon Vllazninë: Me Lushnjën, si finale

"E kam pësuar kur isha te Kukësi, vlen po aq sa Skënderbeu"

- ADMIR URUÇI

‘ Imbyturi, të mbyt". Një shprehjeje që më shumë se kurrë i druhen ditën e sotme në Shkodër. Sepse përballë Vllaznisë do të jetë Lushnja, ekip që duket se e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë (ende jo zyrtarisht), por që ka vendosur ta respektojë garën dhe të kërkojë të luajë me krenari sfidat e mbetura në këtë Superiore. Dhe këtë e di shumë mirë trajneri Ernest Gjoka, që kërkon patjetër 3 pikët në këtë ndeshje në mënyrë që të mbajë distancën me kundërshta­rin më të afërt, Teutën, që është vetëm 1 pikë larg dhe gara për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar është shumë e fortë. Në "Loro Boriçi" do të luhet një finale për shkodranët dhe Gjoka thotë se skuadra është paraqitur serioze gjatë këtyre ditëve për ta përgatitur këtë ndeshje. Ai ka folur gjithashtu për rikthimin e Malotës, por edhe për momentin e mirë që po kalon Ribaj.

Si e shikoni sfidën me Lushnjën?

Kjo nuk është një ndeshje e lehtë, për më tepër që ndodhemi në një moment shumë të vështirë. Ndeshja me Lushnjën ka

rëndësi jetike për ne dhe seriozitet­i dhe përqendrim­i është maksimal. Kjo bën që unë dhe lojtarët e mi të jemi të kujdesshëm dhe që nesër të jemi shumë agresivë. Rreziku më i madh në futboll është kur nënvlerëso­n kundërshta­rin. Edhe unë kur isha te Kukësi e pësova nga një nënvlerësi­m i tillë. Duke ditur këtë situatë, them se ky trepikësh vlen shumë dhe ndeshja me Lushnjën është si ajo me Skënderbeu­n.

Për këtë takim rikthehet Malota. Sa i rëndësishë­m është një rikthim i tillë?

Malota është lider i ekipit tonë. Është kënaqësi ta kesh në skuadër një lojtar të tillë dhe

shpresoj të jetë në rrugën e duhur dhe të ketë zgjidhur problemet me drejtësinë. Sot ka zhvilluar dy seanca stërvitore me skuadrën dhe shpresojmë të jetë i gatshëm që për ndeshjen në Durrës me Teutën.

Për këtë takim, por edhe për këtë fazë të katërt duket se Vllaznia ka gjetur jo një, por dy sulmues...

Çdo trajner është i lumtur kur ka sulmues në formë dhe prisja që Ribaj të vinte në formën e tij më të mirë. Uroj dhe shpresoj që nesër të jemi përpara portës kundërshta­re me sa më shumë forca në sulm dhe të shënojnë të gjithë sulmuesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania