Panorama Sport (Albania)

Spaho: Po shkojmë në Kategorinë e Parë, por nuk do ta tolerojmë Vllazninë

Portieri veteran bën analizën e dështimit të Lushnjës këtë sezon

-

Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, është shprehur se Lushnja do të bëjë gjithçka në Shkodër për të marrë rezultatin pozitiv. Portieri "veteran" që këtë verë do të mbushë 36-vjeç tha se Lushnja është një skuadër fatkeqe. Me shumë dëmtime, me paga modeste dhe pa merkato në janar; skuadra preku shpejt fundin. Një ekip që mendon për Kategorinë e Parë, duke dhënë garancinë se do të japë maksimumin për fazën e katërt të kampionati­t. Asnjë pikë- "Duke parë që në të gjitha ndeshjet po të shikojmë, Lushnja e ka bërë lojën e saj. Pavarësish­t se edhe fati nuk ka ndikuar shumë sepse futbolli është edhe pjesë e fatit. Por, besoj që edhe ne kemi gabuar në disa momente".

Gabimet- "Po t'i bëjmë një kthim prapa të gjithë kohës, të gjithë kanë vënë një 'gur', që Lushnja të jetë në këtë gjendje. Kampionati tani është në përfundim dhe mendoj që po përgatitem­i për Kategorinë e Parë".

Gjyla- "Me ardhjen e trajnerit Gjyla, ekipi është në një gjendje më të mirë, më të shëndoshë. Është pak e vështirë ta them unë që trajnerët vendosin shumë në stadiumin 'Roza Haxhiu'. E them këtë duke parë gjendjen që ka ekipi. Edhe një trajner i mirë nuk ka çfarë bën! Sado të motivojë, të motivojë. Problemi mbetet te pjesa e lojtarëve dhe jo te trajneri". Dëmtimet- "Me dëmtimin e Xhafës, Markut, Bufasit dhe së fundi të Marjus Korreshit. Flasim për repartin e mbrojtjes, ku që nga java e pestë filluan problemet e Lushnjës në këtë repart. Që me dëmtimin e Xhafës dhe me radhë të tjerët. Dihet që në një ekip si Lushnja ndiehen mungesat. Lushnja nuk ndërhyri në merkato për të marrë lojtarë mbrojtës ku ishin dhe dëmtimet. Nuk i pati mundësitë. Duke parë dhe gjendjen financiare që kemi ne".

Vllaznia- "Duke parë paraqitjen e ekipit në ndeshjen e kaluar me Luftëtarin. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga ana jonë. Ne mundohemi që të japim më të mirën. E gjithë pjesa e lojtarëve, por tani është një moment dhe periudha më e keqe e ndërrimit të stinëve. Lojtarët e kanë pak me ndryshimin e klimës. Vllaznia është një ekip që të lë të luash futboll ashtu si dhe Luftëtari. Ne do të mundohemi të luajmë sa më mirë dhe rezultati është i fushës". Kundërshta­ri- "Ne do të luajmë futboll. Duke biseduar edhe me trajnerin Gjyla, toleranca do të jetë "zero". Që nga ndeshja e parë me Vllazninë deri te ndeshja e fundit me Luftëtarin, ne do t'i luajmë të gjitha ndeshjet e fazës së katërt, në mënyrë të drejtë dhe korrekte. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Skuadra është e destinuar t'i përgjigjet trajnerit, të jap maksimumin e vet deri në fund". Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania