Panorama Sport (Albania)

Abazaj në dyshim, Lika: Të mos e vendosin arbitrat

Trajneri: E vështirë me Teutën, por na duhet fitorja

- TOMOR SHEHU

uftëtari do të kërkojë sot fitoren e dytë rad hazi në shtëpi për të "sulmuar" vendin e tretë, që e kualifikon direkt në Ligën e Europës. Një ditë para ndeshjes, trajneri Hasan Lika ka folur me optimizëm, edhe pse vlerëson së tepërmi kundërshta­rin, që e ka drejtuar në periudha të ndryshme dhe për më tepër ka fituar Kupën e Shqipërisë me Teutën. "Edhe pse luajmë në shtëpi ndaj Teutës, jam i bindur se nuk do ta kemi të lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, në një moment që kërkojmë vazhdimësi­në e rezultatev­e pozitive. Edhe kundërshta­ri ka arritur rezultate të mira, ndryshe nga pjesa tjetër e sezonit. Teuta ka pretendime për t'iu shkëputur zonës së ftohtë dhe pres që të jetë një ndeshje e luftuar", ka thënë fillimisht Lika. Në seancën e fundit, shqetësimi i vetëm ishte për Kristal Abazajn, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe gjasat janë që ta nisë nga stoli takimin me durrsakët. E njëjta gjë edhe për kapitenin Orjad Beqiri. "Janë disa dëmtime të lehta, por në përbërje kemi lojtarë të gatshëm për të dhënë më të mirën. Dëmtimet mbeten për t'u parë deri nesër (sot), edhe pse mendoj që Abazaj dhe Beqiri do ta nisin ndeshjen nga stoli. Gjithsesi, ata që do të zbresin në fushë do dinë të demonstroj­në cilësitë e tyre më të mira. Luftëtari i ka potenciale­t e duhura për të përballuar më së miri një kundërshta­r si Teuta", ka vijuar kreu i pankinës.

GJYKIMI - Duket se i vetmi merak për gjirokastr­itët është gjykimi, nisur nga ajo që ka ndodhur në tri ndeshjet e kaluara me Teutën, ku në dy prej tyre kanë fituar durrsakët dhe arbitrat janë bërë protagonis­të. Megjithatë, Lika ka dashur ta zhdramatiz­ojë situatën. "Nuk dua të komentoj shumë arbitrat në fakt, por jemi në një fazë vendimtare të sezonit dhe shpresoj që gjykimi të mos bëhet përcaktues as në takimin me Teutën. Është koha të mos merremi me arbitrimin, edhe pse jemi penalizuar në të shkuarën. Nuk mendoj se gjyqtarët do ndikojnë në rezultatin e ndeshjes. Uroj të jetë ndeshje e mirë për ne, si dhe për gjyqtarët. Këta të fundit duhet të realizojnë qëllimin që kanë, mbarëvajtj­en e ndeshjes duke zbatuar rregullore­n", përfundoi trajneri bluzi, i cili e mori drejtimin e gjirokastr­itëve pas javës së 7-të të kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania