Panorama Sport (Albania)

Lika s'ia del, Tirana gjysmake në Ballsh

Luhet pa "bombera" për Superioren, Ze Maria vendos heshtje

- ADELA MERKO

Tiranës i shtohen hallet para Bylisit. Ndeshja më vendimtare e sezonit i gjen bardheblut­ë pa sulm dhe pa portier. Sikur të mos mjaftonte operacioni i Ngoosë apo Sentamu që vazhdon të pushojë në Ugandë, konfirmohe­t zyrtarisht mungesa e Ilion Likës. Portieri përfundimi­sht nuk ia ka dalë. Edhe pse është munduar që të riaftësohe­t në kohë, dhimbjet që e kanë shoqëruar këto ditë e bëjnë të pamundur aktivizimi­n e tij. Pa 37-vjeçarin, i cili ka dëshmuar se është pika më e fortë e bardhebluv­e nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, të gjitha shpresat varen te Alesio Abibi, i cili edhe këtë javë do të jetë titullar.

Ndryshimet - Në kushtet kur nuk luan asnjëri prej "bomberave", pritet që Ze Maria të surprizojë. Referuar provave që bëri dje në stërvitjen, që ishte edhe e fundit para ballshiotë­ve, në majë vendosi 17-vjeçarin Muçi. Krahët kanë dilema, pasi janë parë dy variante. Gjatë javës ka menduar që të hedhë Grecën majtas dhe Halilin djathtas, ndërsa dje ka eksperimen­tuar, duke përfshirë Bardhin në vendin e Halilit dhe këtë të fundit e ka spostuar në anën tjetër. Pra, duhet parë nëse do i besojë një tjetër të riu në sulm apo përvojës së Grecës në 90 minutat që "vulosin" ndoshta ngjitjen në Superiore. Vetëm mesfusha nuk lëviz, pasi do i besohet përvojës së Dajës, Mavejes dhe Karabecit. E njëjta gjë vlen për krahët e mbrojtjes, ku priten Kërçiku e Hoxhallari, ndërsa qendra do të ketë ndryshime. Në krahë të Cakes mund të luajë Bishaj, por edhe Turtulli. Prej 4 ndeshjesh nuk e aktivizon për asnjë minutë, megjithatë duket se ka ndërmend ta rikthejë pikërisht sot. Në seancat e kësaj jave është parë që e ka provuar edhe si titullar, duke dhënë sinjale "faljeje". Ende nuk është kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tyre, paçka se publikisht trajneri ka theksuar dhe ritheksuar se është vetëm vendim teknik. Megjithatë, kur sot në Ballsh

do të luajnë një 90-minutësh përcaktues, ka menduar që të shtojë eksperienc­ën në prapavijë dhe sidomos kur dihet që kjo ndeshje duhet të mbyllet me "zero" gola të pësuar.

Heshtja - Ze Maria vendos heshtje para Bylisit. Nuk foli vetë, por kërkoi edhe që askush nga lojtarët të mos dilte para mediave. Motivi: pret qetësi në ndeshjen më vendimtare të sezonit. Skuadra përfundoi dje paradite përgatitje­t, që gjithashtu u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe larg syve kureshtarë dhe në mesditë mori rrugën për në Fier, ku edhe kaluan natën.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë
Çast nga ndeshja e fazës së dytë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania