Panorama Sport (Albania)

Sina: Mungesat e dobësojnë Tiranën, të kënaqet edhe me "X"

-

Elvis Sina mendon se në Ballsh do të ketë vetëm barazim. Edhe pse Tirana synon që të mbyllë çështjen "Superiore" që sot, ai mendon se mungesat e dobësojnë së tepërmi. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ish-kapiteni vlerëson Bylisin si kundërshta­r, madje paralajmër­on bardheblut­ë se nuk do ta kenë të lehtë. Në fund ka edhe një koment rikthimin e ultrasve. Luhet Bylis-Tirana, mendon Sina që gjithçka do mbyllet nesër ( sot)?

Tirana luan një transfertë realisht të vështirë në Ballsh dhe këtë e kanë treguar statistika­t. Bardhebluv­e u duhet ky trepikësh për të fituar qetësinë për rrugëtimin drejt Superiores. Mendoj se me një fitore do mbyllej gjithçka, megjithatë, kam përshtypje­n se Bylisi do të jetë një "kockë e fortë" dhe sidomos në shtëpinë e vet. Ata janë 7 pikë larg kreut, por derisa matematika i mban në lojë, jam i sigurt që do të luftojmë. Nuk kanë për të toleruar, pra pres që do të jenë më shumë se agresiv për të marrë atë që synojnë dhe shpresojnë ende për një vend në elitë.

Po barazimi a do të ishte një rezultat i pranueshëm? Tirana nuk kënaqet kurrë me barazimin, ndaj nuk besoj se udhëton në këtë ndeshje me këtë synim. Me këtë dua të them që udhëtojnë vetëm për fitore dhe sigurisht që të evitojnë humbjen, megjithatë një barazim nuk do të ishte i keq. Do ruhej shkëputja. Por edhe që të marrë pikë nuk është se do e ketë të lehtë, pasi Bylisi luan vetëm për fitore dhe asnjë rezultat tjetër.

E kishit menduar që objektivi i Tiranës do të bëhej kaq i vështirë?

Tirana ka bërë sezon në kompleks të mirë, por ka pasur presion nga prezenca e Bylisit. Ata janë një ekip i investuar dhe president serioz, që e do futbollin dhe e njeh mirë këtë kategori.

A mund t'ia dalë Tirana në këtë "finale" pa sulmuesit kryesorë dhe portierin Lika?

Janë mungesa më shumë se të rëndësishm­e. Sulmuesit e kanë treguar veten dhe e kanë mbartur ekipin me golat e tyre. Lika pastaj është garanci më vete në portë. Por edhe pse pa "tre", Tirana duhet të dijë të jetë e fortë. E lehtë nuk do të jetë, pasi mund ta themi që mungesat e bëjnë më të dobët Tiranën.

Të rinjtë ia dolën me Apoloninë, por a janë gati për këtë provë "force"?

Quhen të rinj prej moshës, por ata u bënë kohë që luajnë jo vetëm në formacion, por edhe nga stoli. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet në një 90- minutësh, pasi eksperienc­ën e kanë fituar.

Nga ana morale mos ndoshta i ka ardhur koha Tiranës që të mposhtë të paktën një herë rivalin e vetëm në këtë grup?

Tirana nuk ka synim të fitojë me Bylisin, por të ngjitet në Superiore. Ky është qëllimi. Nuk është fundi i botës se humbe një ndeshje, rëndësi ka që të sigurohen pikët e nevojshme për t'u kthyer në elitë.

Klubi u ka dalë në mbrojtje ultrasve, duke dhënë sinjale se jemi drejt arritjes së "paqes"...

Është lajm i mirë dhe shpresoj që të shkojnë drejt "paqes", pasi gjithçka është në të mirën e ekipit. Tirana ka nevojë për tifozët dhe për mbështetje.

E fundit, mund të na e parashikon­i si del ndeshja? Them që do të shkojë drejt "X"-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania