Panorama Sport (Albania)

Komisioni i Disiplinës përkëdhel Laçin, ja vendimet

-

Përveç çështjes “Muzaka”, Komisioni i Disiplinës ka gjobitur Flamurtari­n dhe Laçin me nga 1 milion lekë të vjetër. Interesant është fakti se klubi kurbinas i ka shpëtuar dënimit të fushës, edhe pse në ndeshjen ndaj Kukësit u hodhën një mori sendesh në fushë. Dënime në masë për lojtarë dhe trajnerë për sjellje të gabuar ndaj kundërshta­rëve apo zyrtareve të ndeshjeve.

Ja vendimet

1. Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet "K. F Tirana" të ekzekutojë vendimin Nr. 1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30-ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmër­ohet "K. F Tirana", se me kalimin e afatit 30- ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

2. Flamurtari F. C, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

3. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

4. Lojtari i KF "Tomori", Ervis Çaçi, për dhunë ndaj kundërshta­rit dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF "Bylis", Orges Buzi, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF "Kevitani", Klajdi Toli, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF "Domosdova", Klajdi Bozha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF "Tepelena", Havaraj Kulemans, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF "Shkendija Tr" U-19, Luan Pinari, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. 10. Lojtari i KF "Shkendija Tr" U-19, Aranit Xhafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF "Laçi" U-19, Elgin Gjinaj, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 (ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF "Partizani" U-19, Eneid Kodra, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Zyrtari i KF "Laçi" U-19, Eduart Tanushi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. 14. "Akademia Futbollit" U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolinë me KF "Tirana" U-19, me rezultatin 3 me 0.

15. Lojtari i KF "Term" U-17, Leandro Sallaku, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 16. Lojtari i KF "Fieri" U- 17, Jances Tazaj, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KS "Vlora" U-17, Hermes Mishgjonaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Zyrtari i KF "Korabi" U-17, Sali Kallaverja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. 19. Lojtari i KF "Korabi" U-17, Benardo Fida, për ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.

20. "Akademia Futbollit" U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, ndeshjen në tavolinë me KF "Tirana" U-19, me rezultatin 3 me 0.

21. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF "Tirana" U-19, Shyqyri Xhepa dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit, duke u vendosur në provë për një periudhë 6-mujore.

22. Pezullimin pjesës së mbetur të dënimit të lojtares së "Tirana AS", Anela Vishkulli me kusht për 6 muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania