Panorama Sport (Albania)

Kastrioti bëhet gati për festë, sot pengesa e fundit

-

Kastrioti është grumbullua­r që dje në qytetin e Krujës, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Rrogozhinë­s, pasi do të përballet në orën 16:00 me Egnatian, në takimin kryesor të kësaj jave për "play-off" në grupin A. Krutanët vijnë në këtë takim pas një jave pushimi, ndërsa deri më tani kryesojnë me meritë grupin A, të shkëputur tetë pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Egnatia. Kur kanë mbetur dhe 5 ndeshje për t'u zhvilluar, krutanët janë thuajse në Superiore, gjithmonë nëse mbahet i njëjti ritëm me rezultate. Mesfushori Xhynejt Çutra, në prag të përballjes me Egnatian, flet për këtë takim, duke i cilësuar rrogozhina­sit si një skuadër që i kanë bërë mirë kampionati­t deri më tani, ndërsa sa i takon përballjes së sotme, mesfushori shprehet i bindur se skuadra e tij do të jetë triumfuese. "Është një ndeshje e rëndësishm­e, për të mos thënë edhe më e forta e këtyre javëve të mbetura, takim që ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht, pasi ky kundërshta­r duhet respektuar për atë që ka dhënë deri më tani në kampionat. Sa i takon ndeshjes në fushën e blertë, për ne do jetë një sfidë radhe dhe nuk do të jetë si ajo e fazës së dytë. Ne do të shkojmë në Rrogozhinë me synimin e vetëm, marrjen e tri pikëve. I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë një ndeshje ashtu si i shkon për shtat skuadrës kryesuese, duke qenë se kualiteti dhe eksperienc­a nuk na mungon. Ne nuk do të luajmë për barazim, por do të futemi në fushë vetëm për të fituar dhe besoj se do t'ia arrijmë të marrim tri pikët", deklaroi Çutra. Kastrioti është shumë pranë rikthimit në Superiore këtë sezon. L.Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania