Panorama Sport (Albania)

Shansi i fundit, Egnatia di si mundet Kastrioti

Rrogozhina­sit kërkojnë sërish "kokën" e krutanëve

-

Pas fitores me Dinamon, që tashmë është arkivuar, në kampin rrogozhina­s vëmendja është rikthyer te sfida me kryesuesit e Kastriotit. Kudo në klub po punojnë që gjithçka të jetë në lartësinë e duhur sa i përket anës organizati­ve. Egnatia i ka shkaktuar humbjen e parë Kastriotit në këtë kampionat, duke e mundur 1-0 në fushën e vet në fazën e dytë. Kurse lojtarët janë duke zbatuar me përpikëri programin e detajuar stërvitor nën drejtimin e stafit të trajnerëve. Gjithashtu, edhe tifozët e shumtë vendës po mendojnë që të krijojnë një ambient sa më elektrizue­s në shkallët e stadiumit "Hasan Zyla". Për mesfushori­n Andi Selimaj, dueli me krutanët ka rëndësinë e tij. Kujtojmë që krutanët janë të shkëputur me tetë pikë nga Egnatia. Kjo është mundësia e fundit që rrogozhina­sit të shpresojnë deri në fund për vendin e parë, vetëm nëse fitojnë ndaj Kastriotit. Për "Panorama Sport", mesfushori Selimaj shprehet: "Sfida me Dinamon është harruar nga ana jonë. Të shtunën do kemi përballë Kastriotin kryesues, që ne i kemi shkaktuar humbjen e parë këtë sezon. I kemi vlerësuar maksimalis­ht gjatë seancave, si dhe përbërjen që kanë e ecurinë e deritanish­me. Vijmë pas dy rezultatev­e pozitive, kjo edhe falë formës së mirë që po kalojmë. Do të luajmë përpara tifozëve tanë, që janë një motiv më shumë dhe nuk na lejohen hapa fals. Kam bindjen se do t'ia dalim të fitojmë me një lojë të bukur e duke qenë të saktë në çdo drejtim. Duhet ta dinë të gjithë se tek Egnatia 'çelësi' drejt suksesit është fryma e grupit", tha Selimaj. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania