Panorama Sport (Albania)

Apolonia në sulm, do “hakmarrje” ndaj Tomorit

Kashami: Duam vendin e 3-të, sytë nga të rinjtë

- BUJAR RAMA

ierakët luajnë kundër Tomorit të Beratit në një ndeshje rikthim në "Loni Papuçiu", ku Apolonia pati pësuar humbjen më të pabesueshm­e e po aq të kontestues­hme në fazën e parë. Teksa udhëhiqnin 2-0 deri në minutën e 82- të të ndeshjes, bardhejesh­ilët humbasin 2-3, me 3 gola të pësuar në më pak se 4 minuta! Por, fierakët fituan njëfarë "rehabiliti­mi" provizor me fitoren 1- 0 në Berat. Ndërsa tani, paçka se së jashtmi nuk është më nervi sportiv, për shkak se skuadrat nuk kanë interes, sërish pritet të jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Se ku të lënë tifozët! Si të Apolonisë, aq po dhe të Tomorit, që nga skuadrat e tyre të zemrës presin ngaherë lojë dhe fitore, në çdo situatë.

TRAJNERI - Pritshmëri­a e një ndeshjeje të fortë dhe me synim fitoren nuk ka të bëjë thjesht me rivaliteti­n tradiciona­l mes këtyre skuadrave, por edhe nga formacioni që trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, ka menduar të hedhë në fushë qysh nga minuta e parë. "Është rrjedhë logjike e kampionati­t dhe gjithë sezonit. S'kemi si të luajmë pa interes rezultati në një ndeshje rivalësh dhe ca më tepër kur rrezikojmë pozitat tona. Kemi qenë dhe mbetemi të qartë: vendi i tretë është arritja minimale, ndaj nuk ka si të luajmë kundër Tomorit për rezultat tjetër veç fitores. Nuk

heqim dorë nga prioriteti për lojtarët e rinj, që kanë pasur pak hapësirë gjatë sezonit, por, e theksoj, kurrë për të rrëzuar një sezon, kurrë pa kërkuar rezultatin në ndeshje decizive. E deklaroj fort këtë objektiv dhe nuk dua të vihet asnjëherë në dyshim. Që do të

thotë, Apolonia nuk do jetë aq 'e ngurtë' në përbërje, por asnjëherë për të lëshuar atë që ka arritur me meritë: vendin e tretë", deklaron me bindje trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami. Takimi i sotëm do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e Fierit. Të dy ekipet

nuk kanë më objektiva për këtë sezon, përveçse për të kapur vendin e 3-të, që është i nderit. Fierakët e nisën me shumë vështirësi sezonin dhe kishte dyshime në lidhje me paraqitjen e skuadrës, por javë pas jave ia dolën të tregojnë se janë një ekip i konsolidua­r.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania