Panorama Sport (Albania)

Botërori, Shqipëria trondit Poloninë dhe merr pikën e parë

Një supergol i Morinës shpërthen në lot vendëset

- ABDULLA DUSHKU

hqipëria ia ka dalë mbanë dje në ndeshjen kundër polakeve, duke i ndalur ato, pas pikës së marrë në barazimin 11. Ndeshja e luajtur në stadiumin "Osrodek Sportu i Rekreacji", të Vroklav (Poloni), ka qenë me fat për vajzat tona që drejtohen nga Armir Grima. Polaket kanë kaluar të parat në epërsi në një gol të papritur të minutës së 2-të, kur mbrojtësja polake Gushçiora jep një krosim nga gjysmëfush­a e saj në drejtim të portës së Zanit dhe brenda zonës, Dalisçzik shumë pranë ka gjuajtur fort e topi përplaset në rrjetë. Më pas, loja ka shkuar në ekuilibër të plotë madje shpeshherë porta polake vihet në rrezik, ku shkëlqen Krasniqi, që është lojtarja më aktive në fushë për ekipin tonë, e cila fiton goditjet e lira dhe Doçi bëhet ekzekutore. Janë dhe disa gjuajtje drejt portës nga Megi Doçi që tenton shpeshherë të godasë portën, por nuk arrin sepse topat shkojnë pa adresë. Në fraksionin e dytë, në të 74-tën minutë ka ardhur dhe goli i barazimit për ekipin tonë, kur Geldona Morina, ekzekuton perfekt një goditje dënimi nga rreth 17 metra dhe topi merr harkimin, duke përshëndet­ur rrjetën. Një supergol që shtang portieren polake. Ekipi ynë i drejtuar nga Armir Grima ka arritur të barazojë dhe kështu të marrë edhe pikën e parë në këto eliminator­e. Ndeshja e radhës e përfaqësue­ses së femrave do të luhet në "Elbasan Arena" Shqipëri-Bjellorusi më 10 prill, në orën 14:00, ku hyrja do të jetë falas. Fitorja e ekipit tonë kundër bjelloruse­ve do të na dërgojë në vendin e parafundit, duke nxjerrë në fund ekipin bjellorus. Për ekipin, që drejtohet nga Milosh Shtepinski, kjo ka qenë fatale, humbën shpresat e një kualifikim­i të mundshëm.

Për Shqipërinë, ky është goli i katërt në këto eliminator­e.

4 GOLAT E SHQIPËRISË - Në këtë Botëror, Kombëtarja A e ekipeve femra, ka shënuar gjithsej 4 gola: Lavdie Begolli 81'( shënon kundër Zvicrës në "Elbasan Arena"), Megi Doçi 78' ( shënon kundër polakeve në "Elbasan Arena"), Qëndresa Krasniqi 29'(shënon kundër Zvicrës në Zyrih) dhe Geldona Morina 75' (shënon kundër polakeve në Vroclavek).

FLET GRIMA - Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, është i ekzaltuar pas barazimit të djeshëm

në Poloni, për vajzat e Shqipërisë dhe për "ShkodraSpo­rt" theksoi: "Pasi pësuam gol që në minutën e dytë, realisht isha skeptik për këtë rezultat që arritëm në fund. Kur ndëshkohes­h shpejt, mendja të shkon te një humbje e thellë, por vajzat tona fituan besim dhe arritëm që të barazojnë përballë Polonisë, një prej kombëtarev­e të femrave më të mira të Europës. Gjithsesi, pas këtij rezultati pozitiv, tani duam që të festojmë 3 pikët tona të para, të martën në 'Elbasan Arena', kundër Bjellorusi­së".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania