Panorama Sport (Albania)

U largua me gomone, Ndoja përlot fëmijët: Isha i varfër si ju

Basketboll­isti i Virtus Bolonjës rrëfen jetën si refugjat

-

Kapiteni i Virtusit, Klaudio Ndoja, u ka treguar të rinjve të ftuar në Eremo të Ronzanos, historinë e jetës së tij: Largimin me skaf nga Shqipëria, të qenurit i padukshëm si dhe kthesën e jetës falë basketboll­it. Jashtë nga këtu ka shumë tundime: "Varfëria të jep një motivim, që asgjë tjetër nuk mund të ta japë. Duhet të kujtoni se asnjë fitore nuk vjen pa mundim". Nga Pala Doza e Eremos së Ronxanos, kapiteni Ndoja ka treguar historinë e tij: atë të një djali të ardhur si refugjat, ekzaktësis­ht ashtu siç kanë mbërritur në Itali 18 fëmijë, të gjithë minorenë të vetëm e të shoqëruar, sot duke kërkuar azile mikpritëse në komuniteti­n "Casa Abba".

"Mos harxhoni kohën tuaj" Ai përcolli shumë këshilla për fëmijët: "Mos harxhoni kohën tuaj, keni përpara shumë ëndrra. E ardhmja juaj nuk është dhe aq e vështirë, pavarësish­t se historitë tuaja tregojnë të kundërtën. Mos e flakni tutje këtë mundësi sepse kur unë kam mbërritur në Itali, nuk kam pasur kaq shumë mundësi të ofruara. Përpiquni të mos krijoni komunitete brenda komuniteti­t". Dhe kështu, bën shaka dhe me një djalë të ri: "Në dhomë jemi gjashtë veta dhe çdokush vjen nga një shtet i ndryshëm, por ne jemi më të mirët".

Një mbrëmje speciale Mbrëmja e së mërkurës ishte një festë e vërtetë për minorenët e strehuar. Ata darkuan të tërë së bashku dhe midis tyre ishte edhe Alessandro Pajola, talenti i Virtus-it. Në menunë e përzgjedhu­r për rastin në fjalë ishte Cheb ou jen, një pjatë tipike gambiano, e ndjekur nga kotoleta me patate të skuqura, byrek shqiptar, si dhe një byrek me djathë. Më pas, në katin e sipërm të rinjtë më krenarë e më të lumtur se kurrë u treguan dhomat të ftuarve bardhezi. Ishte një mbrëmje ku orari nuk u respektua sepse të ftuarit u zgjuan më herët sesa zakonisht. Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe operatorë të Domani, lindur nga bashkëpuni­mi salesian me "Miqtë e Sidamos".

Të rinjtë

Nga të strehuarit, më i vogli ishte 15 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç. Ata vinin nga Shqipëria, Gambia, Guinea e Re, Pakistani dhe nga Somalia. Flamujt e kombeve të tyre u ngjitën rreth një flete me një qëllim: "Askush nuk është skllav, as Zot, as për të jetuar e as për mjerim, por të gjithë jemi të lindur për të qenë vëllezër", u shpreh Ndoja.

Udhëtimi i Ndojës

Nuk munguan as momente të ndërprera nga duartrokit­jet. Vetë Ndoja ishte ai që dha disa këshilla dhe tregoi eksperienc­ën e tij, duke u tradhtuar shpeshherë nga sytë e shndritshë­m: "Teksa po haja me ju, u riktheva pas në kohë, përpara 25 viteve. Arrita në Itali si ju, ishte viti 1997 në Shqipëri dhe zhvillohej lufta civile, ku çdo ditë, të jetoje ishte me të vërtetë një fat i madh. Një ditë, motra ime u godit nga një plumb, ndërkohë që po qëndronte në oborrin e shtëpisë dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që të shtëpisë sime vendosën të shisnin ato pak gjëra që kishin për të paguar skafistët. Kisha një qese të zezë nga ato që përdoren për të derdhur plehrat, brenda së cilës gjendeshin një palë këpucë dhe një kostum sportiv. Asgjë më shumë. Menjëherë me të ardhur në portin e Brindisit, filloi jeta si "i padukshëm": Kam jetuar për një vit e gjysmë në bodrumin e një fabrike. Duhej të dilje përpara se punëtorët të hynin dhe mund të ktheheshe vetëm në mbrëmje. Përndryshe, duhej të qëndroje i heshtur përgjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos kapeshim. Gjithmonë përpiqesha të dilja, por pasi të kisha ngrënë bukë, sheqer dhe të kisha pirë ujë". Besimi ka qenë shpëtim: "Mamaja ime gjithmonë më ka thënë të isha vigjilent, që të mos flisja me askënd sepse isha i paligjshëm dhe se në kishë nuk mund të më gjente asgjë e keqe dhe kështu gjithmonë shkoja të luaja në kishë. Aty gjendej një kosh basketboll­i, por unë nuk flisja me askënd. Derisa një ditë erdhi pika e kthesës. Don Marco, famulltari i kishës, më bëri disa pyetje dhe kështu i thashë atij historinë time. Ishte ai personi që më bëri të regjistroh­em me certifikat­ën e lindjes dhe fillova të luaja në këtë mënyrë në CSI".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania