Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-18, lindja e një brezi që la gjurmë 36 vite më parë

- Nga GËZIM NUSHI

Para disa ditësh një shkrim i Besnik Dizdarit në "Panora ma Sport" shoqërohej me një foto të skuadrës tonë përfaqësue­se U18 të vitit 1982. Në realitet, kjo foto është e veçantë, pasi në të është fiksuar skuadra U- 18 që ka luajtur ndeshjen e saj të parë zyrtare në një kompeticio­n ndërkombët­ar jashtë fushës së saj. Saktësisht, fotoja është e datës 7 prill 1982 dhe tregon skuadrën shqiptare para fillimit të ndeshjesh Qipro-Shqipëri, e cila ishte e vlefshme për eliminator­et e Kampionati­t Europian U-18. Kjo ndeshje u zhvillua në Larnaka të Qipros dhe u fitua nga vendësit me rezultatin 20. Por, për në fazën finale të Kampionati­t Europian u kualifikua skuadra jonë, e cila më parë në "Qemal Stafa" të Tiranës kishte fituar me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen e luajtur në Larnaka, trajneri Bahri Ishka e ka nisur takimin, duke hedhur në fushë këtë formacion: Sotir Shkurti (Besa) - Josif Gjergji ( Shkëndija), Skënder Gega (Shkëndija), Isak Pashaj (Vllaznia), Roland Iljadhi (Flamurtari) - Mirel Josa (17 Nëntori), Gilbert Rapo (Skënderbeu), Sulejman Demollari (Dinamo) - Sokol Kushta (Flamurtari), Sadedin Raxhimi (Dinamo), Eduart Zhupa (Shkëndija).

Por, si lindi kjo skuadër dhe si u vendos që të marrë pjesë në eliminator­et e Kampionati­t Europian U18?

Në realitet prej shumë vitesh në Federatën Shqiptare të Futbollit vinin ftesa nga ana e UEFA-s, që Shqipëria të merrte pjesë në Kampionati­n Europian Under 18. Kampionati Europian U-18 kishte lindur që në vitin 1948, pra praktikish­t akoma pa nisur aktiviteti­n e saj UEFA, e cila u themelua më 15 qershor 1954 dhe faza finale e tij ishte zhvilluar në Angli. Skuadra angleze U-18 ishte fituesja e kampionati­t të parë, pasi mundi në finale Holandën me rezultatin 32. Vazhdimish­t, drejtuesit e futbollit tonë i ishin përgjigjur negativish­t ftesave të ardhura nga UEFA.

Në vitin 1978 skuadra U-21 e Shqipërisë do të shënonte një sukses të jashtëzako­nshëm, pasi për herë të parë do të shpallej Kampione e Ballkanit. Në ndeshjen përcaktues­e dhe të paharruar, ajo do të fitonte në "Qemal Stafa" me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Rumanisë, duke përmbysur humbjen 1-3 të pësuar disa javë më parë në Bukuresht. Tre vjet më pas, Shqipëria U-21 do të jetë përsëri Kampione e Ballkanit. Këtë herë do të triumfojë në Volos të Greqisë, pasi në takimin final mundi Bullgarinë me rezultatin 2-1. Këto rezultate tregonin se një brez i talentuar futbollist­ësh po dilnin në skenë, i cili mund të përfaqëson­te me dinjitet futbollin tonë në aktivitete­t ndërkombët­are.

Pikërisht, kjo situatë u shfrytëzua nga drejtuesit e futbollit për t'ju kërkuar drejtuesve të lartë të qeverisë së kohës, për t'ju dhënë mundësi futbollist­ëve të rinj për të marrë pjesë në turnetë ndërkombët­arë, e në radhë të parë në Kampionati­n Europian të U18. Për të realizuar këtë qëllim, një meritë të veçantë ka pasur Mehdi Bushati, i cili në ato vite sapo kishte marrë detyrën e kryetarit të Komitetit Shtetëror të Sportit Shqiptar. Arsyetimi i tij kryesor, i cili gjente mbështetje­n e madhe edhe të kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit të kohës, profesor Zyber Konçit, dhe të kuadrove të tjerë, ishte se një nga dobësitë më të mëdha të futbollit tonë në takimet ndërkombët­are ishte mungesa e eksperienc­ës, gjë e cila vihej re gati në të gjitha ndeshjet, që skuadrat tona luanin në kompeticio­net e ndryshme botërore dhe europiane. Duhet thënë se ishte po Mehdi Bushati, ai që porsa erdhi në krye të sportit shqiptar, insistoi për kthimin e Shqipërisë në eliminator­et e kompeticio­neve të mëdha ndërkombët­are, pasi ajo kishte munduar në eliminator­et e Botërorit të vitit 1978 dhe dy Kampionate­ve të Europës, 1976 dhe 1980.

Hedhja e shortit përcaktoi se Shqipëria në fazën eliminator­e të Kampionati­t Europian U-18 do të ndeshej me Qipron. Fituesja e çiftit kishte të drejtën për të shkuar në fazën finale të kampionati­t, të cilat do të zhvillohes­hin gjatë muajit maj në Finlandë. Shorti u prit me entuziazëm, pasi kundërshta­ri ishte plotësisht i kalueshëm, dhe rezultatet e skuadrave të Qipros në ato vite ishin nga më modestet në Europë. Menjëherë u fillua nga puna. Detyra nuk ishte e lehtë, pasi skuadra U-18 duhet të ngrihej nga themelet. Për seleksioni­min dhe stërvitjen e saj u ngarkua një grup trajnerësh, në krye të të cilëve ishte Bahri Ishka, i cili sapo ishte kthyer nga një specializi­m disa mujor, që kishte kryer në Austri. Në grupin e punës bënin pjesë gjithashtu edhe tre trajnerë të rinj, të cilët drejtonin tri nga skuadrat më të mira të të rinjve të kampionati­t të kohës si Neptun Bajko i Partizanit, Resul Ahmeti i 17 Nëntorit dhe Fisnik Kosova i Besës. Puna filloi menjëherë. Gjatë muajit dhjetor të vitit 1981 u thirrën për të kaluar në shoshën e seleksionu­eseve elementët më të mirë të skuadrave të kampionati­t të të rinjve.

Polemikat për përzgjedhj­en Pas disa seancash prove, u përzgjodh grupi i futbollist­ëve që do të formonte skuadrën, e cila do të përfaqëson­te Shqipërinë në Kampionati­n Europian U-18. Në fakt, për zgjedhjen e elementëve, jo gjithçka kaloi si në vaj. Pati polemika dhe kundërshti­me. Kjo edhe për faktin, se në atë moshë të re që ishin futbollist­ët, si dhe nga ndeshjet e pakta që ata kishin zhvilluar, nuk ishte dhe aq e lehtë që të përcaktohe­shin më të mirët. Por në fakt, koha do t'i jepte të drejtë grupit seleksionu­es me në krye Bahri Ishkën, pasi pjesa më e madhe e futbollist­ëve që ata seleksionu­an, në vitet e ardhshme do të ishin ndër futbollist­ët më në zë të Shqipërisë dhe talentin e tyre do ta tregonin duke luajtur për shumë vite me dinjitet kundër skuadrave më në zë të Europës.

Në mesin e janarit të vitit 1982 skuadra u grumbullua dhe filloi stërvitjet në Tiranë, të cilat zhvillohes­hin tri ditë në javë, kryesisht në fushën e futbollit që ndodhej pranë stadiumit "Qemal Stafa", e cila në ato vite administro­hej nga klubi "Dinamo". Kjo edhe për faktin se futbollist­ët ishin vendosur në hotelin e sportistëv­e që ndodhej në ambientet e stadiumit "Qemal Stafa".

Problemi i Vilson Mustafaraj­t Një nga kërkesat e para për çdo futbollist ishte kryerja e vizitave mjekësore, gjatë të cilave u konstatua se një nga futbollist­ët me një të ardhme të sigurt, Vilson Mustafaraj, kishte probleme dhe nuk duhet të vazhdonte më të luante futboll. Mustafaraj luante si qendërsulm­ues me skuadrën e Partizanit dhe konsideroh­ej si një nga talentet më të mëdha të asaj kohe, gjë të cilën e tregonte edhe fakti se ai ishte një nga shënuesit më të mirë të kampionati­t të të rinjve. Shpërthyes, shumë i shpejtë, me një teknikë të mirë dhe me një goditje të saktë dhe befasuese, Mustafaraj kishte tërhequr vëmendjen e specialist­ëve të kohës. I madhi Panajot Pano ishte një nga mbështetës­it më të mëdhenj të tij, sepse "te Vili shikoj disa nga cilësitë e mia më të mira", thoshte ai. Në fakt, problemi ishte se Vilsoni ishte me një veshkë, pasi kur kishte qenë i vogël i ishte dëmtuar njëra veshkë dhe mjekët ishin detyruar të kryenin një operacion për ta hequr. Për largimin e tij nga skuadra pati polemika të shumta, pasi disa mjekë mendonin se mungesa e veshkës nuk e pengonte Vilin për të luajtur futboll, por pjesa tjetër, sidomos ato që do të hidhnin firmën, ishin kategoriki­sht kundër aktivizimi­t të tij.

Sigurisht, ai që u ndie më keq në këto momente ishte Vilsoni, i cili kishte një pasion të jashtëzako­nshëm për futbollin. Në fakt këtu kishin marrë fund ëndrrat e një talenti. Një dëshpërim të madh patën edhe prindërit. Nuk munguan edhe ndërhyrjet e dajës së tij, artistit të madh Besim Zekthi, i cili në emër të familjes insistonte që Vili të vazhdonte futbollin, pasi gjithçka që mund të ndodhë me shëndetin e tij, përgjegjës­inë do ta mbante familja. Por, mjekët ishin kategorikë. Vilson Mustafaraj jo vetëm që nuk do të luante me përfaqësue­sen U-18, por duhet t'i thoshte lamtumirë edhe Partizanit. Kur e pyet edhe sot trajnerin e tij, Neptun Bajko, të thotë: "Një fatkeqësi. Vili ka qenë një nga talentet më të mëdha që kam stërvitur. Do të kishte me siguri një të ardhme të ndritur".

Nga Demollari te Kushta

Pas seleksioni­mit dhe përcaktimi­t të grupit të skuadrës, përgatitje­t vazhduan me intensitet. Me kalimin e ditëve filloj të konturohej edhe formacioni bazë, në qendër të të cilit do të ishte i padiskutue­shëm më "i vogëli" i skuadrës, Sulejman Demollari, i cili dallohej mbi të gjithë. Prandaj Sulës iu besua jo vetëm organizimi i lojës, por edhe detyra e kapitenit. Në mbështetje të tij, në mesin e fushës do të ishte Mirel Josa, një çift ky që në vitet e ardhshme do luante me mjaft sukses edhe në skuadrën përfaqësue­se. Ndërsa, besimin për të udhëhequr sulmin e fitoi Sokol Kushta, për të cilin Agron Sulo, trajneri që e kishte zbuluar dhe që kishte filluar ta aktivizont­e te skuadra e parë e Flamurtari­t, vinte bast se "Sokoli do të bëhej një nga sulmuesit më të shquar të futbollit shqiptar". Por jepte edhe një porosi: "Të tregohet kujdes me të, pasi Sokoli ka edhe një karakter prej rebeli. Është një lab i vërtetë". Historia tregoi se i paharruari Agron Sulo, nuk kishte gabuar.

Me kalimin e ditëve, grupi i trajnerëve konstatont­e se një nga problemet më të mëdha ku çalonte skuadra ishte qendra e mbrojtjes. Zgjidhjen e dha Bahri Ishka, i cili u propozoi kolegëve të tij, që në rolin e mbrojtësit të qendrës të provohej Skënder Gega, djaloshi tropojan që në ato kohë ishte nxënës i shkollës së futbollit dhe në skuadrën e "Shkëndisë" që përfaqëson­te atë, luante në rolin e qendërsulm­uesit, duke qenë edhe një nga shënuesit më të mirë të kampionati­t të të rinjve. Prova doli me sukses. Ky moment do të ndryshonte edhe rrjedhën e karrierës së Skënder Gegës, i cili në vitet e mëpasshme jo vetëm do të ishte një nga pikat më të sigurta të mbrojtjes së Partizanit, por do të lunte me sukses edhe në skuadrën përfaqësue­se të Shqipërisë.

Prova e së vërtetës

Më në fund, më 10 mars 1982, do të vijë prova e së vërtetës. Përballë të rinjve të Shqipërisë do të ishin moshatarët e Qipros. Në stadiumin "Qemal Stafa", të mbushur me spektatorë gati në kapaciteti­n e tij maksimal, skuadra U-18 e Shqipërisë do të luante një ndeshje historike, pasi ishte ndeshja e saj e parë për Kampionati­n Europian të U-18. Emocionet ishin të mëdha, sidomos te futbollist­ët, pasi ata do të ishin të parët që do të përfaqëson­in vendin e tyre në këtë kompeticio­n të rëndësishë­m të futbollit europian. Peshën e ndeshjes e ndjenin edhe drejtuesit. Para ndeshjes trajneri Ishka ishte i tensionuar. "Jemi përgatitur shumë për këtë takim. Kam besim te djemtë, por kam vetëm një frikë. Mos i tradhtojnë emocionet". Por, në fushën e lojës gjithçka u zgjidh shumë shpejt nga ana e djemve tanë. Që në minutat e para, kapiteni Demollari, jo vetëm që do të udhëhiqte skuadrën, por do të tregonte talentin e tij duke shënuar dy gola dhe duke i hapur rrugën skuadrës për të korrur një fitore të thellë. Më pas do të vijë një autogol i qipriotit Zaharias, ndërsa në pjesën e dytë Sokol Kushta me një predhë do të vulosë fitoren përfundimt­are 4-0. Ishte hedhur një hap i madh për të shkuar në finalet e Kampionati­t Europian. Të gjithë janë të gëzuar.

Pas katër javësh skuadra do të udhëtojë për në Qipro, ku më 7 prill 1982 do të zhvillojë ndeshjen e kthimit. Pas fitores së thellë në ndeshjen e parë, në skuadër, sidomos te futbollist­ët, ka entuziazëm. Më të rezervuar janë trajnerët, pasi e dinë se kanë në dispozicio­n një grup të rinjsh, që për herë të parë dalin jashtë vendit dhe do të luajnë në një kompeticio­n kaq të rëndësishë­m. Pastaj edhe udhëtimi do të jetë i lodhshëm, pasi nga Tirana deri në Athinë do të shkohet me autobus dhe më pas do të merret avioni për në Qipro. Njëfarë tensioni dhe emocioni vihej re edhe te ndonjë nga futbollist­ët. Më shumë këto dukuri u panë te portieri kavajas, Sotir Shkurti, i cili gjatë gjithë udhëtimit qëndroi në pjesën e fundit të autobusit, dhe përveç tutave mbante veshur edhe një xhup të trashë, duke iu thënë shokëve se vishem kështu se "kam shumë ftohtë".

Pas një udhëtimi prej diçka më shumë se një ore, avioni i linjës "Olimpik" do të ulej në aeroportin e Larnakës, qytet në të cilin do të zhvillohej edhe ndeshja. Qipriotët i rezervuan skuadrës tonë një pritje shumë të mirë, duke e vendosur atë në një nga hotelet më të mirë. Hoteli sapo ishte ndërtuar dhe ndodhej në një nga plazhet më të mira të vendit. Në realitet në ato vite sapo kishte filluar të ulej diçka tensioni, që ishte krijuar në Ishullin e Qipros, pas pushtimit të pjesës veriore të saj nga Turqia në vitin 1974. Një fakt të tillë e thanë edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit, të cilët deklaruan se "ndeshjen

“U konstatua se një nga futbollist­ët me një të ardhme të sigurt, Vilson Mustafaraj, kishte probleme dhe nuk duhet të vazhdonte më të luante futboll. Mustafaraj luante si qendërsulm­ues me skuadrën e Partizanit dhe konsideroh­ej si një nga talentet më të mëdha të asaj kohe, gjë të cilën e tregonte edhe fakti se ai ishte një nga shënuesit më të mirë të kampionati­t të të rinjve”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania