Panorama Sport (Albania)

Juve-Inter i '98, Çekarini: Faulli ishte i Ronaldos…

“Penallti? Jo, duhet të vërshëllej­a në favor të Iulianos”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

shte Ronaldo që bëri faull, gabova që nuk sinjalizov­a goditje dënimi për Juventusin". Flet arbitri i ndeshjes së polemikave, Piero Çekarini, fjalët e të cilit me siguri vetëm sa do e shtojnë tensionin. Në një intervistë për "Premium Sport", për herë të parë pas 20 vitesh, ish-" bilbili" ka folur për sfidën kontrovers­e Juventus- Inter të 26 prillit 1998. Ai thotë se i vjen keq që kujtohet vetëm kontakti mes Iulianos (gjatë kohës që drejtoi Partizanin në Shqipëri, italiani shpesh tha se episodi i kontaktit ndaj "Fenomenit" vazhdonte ta përndiqte kudo dhe të gjithë e pyesnin, nëse ishte apo jo, edhe pse pamjet flasin vetë) dhe Ronaldos: "Identifiki­mi ekskluzivi­sht për atë episod nuk më bën të ndihem mirë. Sepse është një karrierë e tërë arbitrimi prapa.

"KONTAKT FIZIK" - Interpreti­mi i tij për episodin e asaj ndeshjeje nuk ka ndryshuar: "Fakti që nuk vërshëllev­a ka bërë të kuptohet sikur unë e pashë faullin e Iulianos dhe nuk desha ta jepja. Por pashë pikërisht të

kundërtën. Nëse do të ishte basketboll, do të ishte faull personal i Ronaldos. Këto fjalë ia thashë në fushë Paljukës. Aty ka një kontakt fizik të Ronaldos mbi Iulianon, jo e kundërta. Sot, pas shumë vitesh, them se ajo që pashë në fushë korrespond­on me

realitetin. Gabimi im ishte që nuk dhashë goditje dënimi për Juventusin.

AJO QETËSI… - Kush e di se çfarë do kishte ndryshuar nëse do kishte qenë VAR-i: "Madje, në atë rast ka qenë… e më vjen habi nga fakti që askush nuk e mori në

konsiderat­ë. Në transmetim direkt dhe gjatë përsëritje­s, Kolovati dhe Kieza, ishgjyqtar­ë, thanë se nuk ishte penallti. U çudita nga protestat e Interit. Më vjen keq, që nuk ua shpjegova versionin tim pas ndeshjes. Nuk ishte e mundur sepse arbitrat

janë të izoluar në stadium. Propozova një konferencë shtypi që të sqaronim episodin nga ana teknike, pa hyrë në çështje të tjera, por ky propozim nuk u mor në konsiderat­ë. Më pas pati vetëm heshtje nga sektori i arbitrave dhe federata, diçka

që më trishtoi. "Për mua, fakti që ai episod ndikoi që Interi të humbiste titullin, nuk ka pasur një interpreti­m real. Vlerësova gjithçka në mënyrë të pastër dhe transparen­te. Tifozët e Interit duhet të rrinë të qetë, nuk kisha asnjë qëllim të keq".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania