Panorama Sport (Albania)

Simeone e Grizman nga Atletiko, Juventusi mendon dopio goditjen

-

Media spanjolle ka lëshuar dje një bombë merkatoje, e cila ndoshta mund të justifikoj­ë apo t'i japë më shumë kthjelltës­i takimit të ndodhur 10 ditë më parë, mes Diego Simeones dhe Paulo Dibalës, në Madrid. Klubi i Juventusit, i cili mund të humbë trajnerin Masimilian­o Alegri në fund të këtij sezoni, duke qenë se edhe një herë tjetër dështoi në fitimin e Ligës së Kampioneve (ka edhe 90 minuta për të luajtur me Realin, por 3-0 nuk përmbyset lehtë), po mendon që të përforcojë skuadrën e sezonit të ardhshëm me një dopio goditje, në radhët e Atletikos. Sipas të përditshme­s madrilene "AS", trajneri i bardhekuqv­e, Diego Pablo Simeone, shihet si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e pankinës bardhezi, në rast largimi të Masimilian­o Alegrit. Grinta e argjentina­sit, por edhe njohja e mirë e Serisë A, ashtu sikurse e argjentina­sve dhe amerikano-latinëve që ka Juvja në grup, me në krye Dibalën e Higuainin, mund t'i japë një tjetër vrull "Zonjës së Vjetër", për të tentuar "poltronën" e Europës. Por, në të njëjtën kohë, afrimi në skuadër i Simeones mund të bënte që së bashku me të, në Torino të fluturonte edhe Antuan Grizman. Ylli i Atletikos është shumë i lidhur me trajnerin e tij dhe Juventusi është gati që ta paguajë klauzolën prej 100 milionë eurosh që francezi ka me klubin aktual dhe të dy së bashku, Simeone e Grizman, të rinovojnë idetë dhe në të njëjtën kohë të fuqizojnë lojën e bardhezinj­ve. Gjithsesi, për momentin, asnjëra nga palët nuk është prononcuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania