Panorama Sport (Albania)

Mou gati të ndalë Sitin: Vendi i dytë më motivon

“Në derbi tregojmë forcën. Vendin e 2-të e meritojmë”

- Përgatiti: LEDIO NASE

ashtë loje për titullin kampionat, Zhoze Murinjo po përgatit një grackë për të vonuar festën e Mançester Sitit. Përpara mediave në konferencë për shtyp, portugezi shpjegoi objektivat e skuadrës së tij duke deklaruar se: "Nëse nuk dal dot i pari, motivimi im është të dal të paktën i dyti. Për t'u kualifikua­r në Ligën e Kampioneve e di që nuk ka rëndësi nëse del i dyti apo i katërti në kampionat. Matematiki­sht nuk kemi të sigurt asgjë, ndaj ne do të luftojmë për të grumbullua­r sa më shpejt pikët e nevojshme për të përfunduar kampionati­n menjëherë pas kryesuesve". Për Murinjon, çdo sfidë kërkon motivim më vete.

OBJEKTIVI - Statistika­t e tij kundër Pep Guardiolës janë të pamëshirsh­me, ndaj në mos vetëm për fitoren, tri pikët sot në "Etihad" do të vlenin edhe si një trofe i vogël për "Special One". Në fjalën e tij, ai vazhdoi të theksojë rëndës-

inë e ndeshjes vetëm në nivel pikësh, pa kurrfarë reference ndaj titullit që Siti mund të sigurojë që sot. "Në shumicën e sezonit kemi qenë në vendin e dytë. Mendoj se e meritojmë një vend të tillë, por ja që për ta mbajtur duhen tri pikët dhe nesër ( sot) do të luftojmë deri në fund për të marrë një fitore".

DERBI - Pas listës me objektiva, derbi kalon në histori, temë për të cilën Murinjo shpjegoi: "Kemi grumbullua­r një sasi pikësh, që na lejon të hyjmë

në histori, por jo të shpallemi kampionë sepse Siti ka punuar më mirë se ne. Në derbi do të kemi një tjetër shans për të treguar forcën tonë kundër një rivali të madh. Nëse ia dalim, thjesht i afrohemi më shumë objektivit tonë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania