Panorama Sport (Albania)

Në Madrid çmenden për Salah, Perez gati të ofrojë 160 mln €

Egjiptiani përfundon në orbitën e “Los Blancos”

-

Në sajë të golave dhe paraqitjev­e fantastike, Mohamed Salah po tërheq Liverpulin, si në Premier Ligë po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi egjiptian ka qenë vendimtar edhe në sfidën e së mërkurës në Europë kundër Mançester Sitit të Guardiolës (gol dhe dy asiste në fitoren 3-0 të skuadrës së Jyrgen Klop-it), duke u konfirmuar si nga lojtarët më në formë të sezonit. "Marshimi" i tij është mbresëlënë­s dhe, përtej pengjeve të krijuara te tifozët e Romës, ka joshur skuadrat më të mëdha të Europës. Në Spanjë është përfolur për një sfidë të mundshme mes tri "të mëdhave": Atletiko Madrid, Barcelona e Real. Por, duke gjykuar nga zërat e fundit të përcjellë nga "Don Balon", gara për ish- lojtarin e romanëve ka një fitues: sipas portalit iberik, në fakt, menaxheri i lojtarit ka gjetur një akord total me Florentino Perezin. Shifra? Përflitet për 160 milionë euro. Përpara avancimit të një oferte zyrtare te të kuqtë, numri një i "Los Blancos" dëshiron të presë propozimet për Karim Benzema e Garet Bejl, dy lojtarë që tashmë prej kohësh po qëndrojnë gati për t'u larguar nga kryeqyteti spanjoll.

KENJ E "LEVA" - "Galaktikët", ndërkaq, po ndjekin edhe sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn, i monitoruar edhe në merkaton e verës. Dy yjet e Premier Ligës, egjiptiani dhe anglezi, janë aktualisht në vend të parë dhe të dytë, respektivi­sht në kampionati­n anglez. Një tjetër "i mbikëqyrur" është Robert Levandovsk­i që, sipas burimeve pranë madrilenëv­e, qëndron madje në krye të dëshirave të Perez- it për vendin e qendërsulm­uesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania