Panorama Sport (Albania)

Borxhi 107 milionë lekë, FSHF ultimatum Tiranës

Mesfushori i Skënderbeu­t u ankua, bardheblut­ë rrezikojnë heqje pikësh

- ADELA MERKO

Tirana në alarm. Kur po pret të "hipotekojë" ngjitjen në Superiore, duhet të bëjë edhe llogaritë me borxhet. Dhe nuk bëhet fjalë për pak parà, por për 107 milionë lekë të vjetër. Gjergj Muzaka i vendos "lakun në fyt", duke kërkuar ekzekutimi­n e vendimit të marrë jo vetëm nga DHZK-ja, por edhe nga KAS. Pasi priti më shumë se 1 vit e gjysmë, mesfushori­t i është sosur durimi. Ai ka kërkuar nga FSHF-ja që të marrë të drejtën e tij dhe më në fund Disiplina ka dalë me një ultimatum të prerë, ku thuhet: "Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet K.F Tirana të ekzekutojë vendimin Nr.1, datë 23.01.2017 të DHZK-së brenda një afati 30-ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmër­ohet K.F Tirana, se me kalimin e afatit 30-ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive". FSHF- ja qartazi kërkon që vendimi i dhënë në janar të 2017-ës, të zbatohet. Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për paralajmër­im, pasi kjo shumë duhet të depozitohe­t në llogarinë e lojtarit brenda 1 muaji, pra, deri më 5 maj 2018. Pra, vetëm 30 ditë kohë ka Tirana që të paguajë borxhin marramendë­s, ndryshe do të rrezikonte edhe objektivin. Edhe pse ka mundësinë për ta apeluar, duhet thënë që në rast se nuk jepen paratë, atëherë Tiranës mund t'i hiqen pikë. Dhe me 3 pikë më pak në renditje, sigurisht që Bylisi llogaritë do t'i bënte ndryshe.

ÇFARË NDODHI - Rrogat e padhëna për gati një vit ndaj Gjergj Muzakës, sollën këtë vendim. Gjithçka nisi me dëmtimet dhe operacione­t e mesfushori­t, që e lanë jashtë për disa muaj. Dhe në kësi kushtesh, klubi pretendont­e se meritonte vetëm 1 milion lekë rrogë mujore dhe jo 7, sa e kishte në kontratë. Për këtë shkak klubi e largoi, duke e lënë jashtë listës së fazës përgatitor­e për sezonin 20162017. Emri i Muzakës mungonte dhe shkaku ishte një shkresë që kishte bërë në federatë, ku njoftonte problemet me pagesën. Kjo çështje bëri bujë të madhe, sidomos pas atij debati publik që pati Refik Halili me lojtarin, ku i kujtoi se nuk ishte Maradona dhe i kishte fikur "motorët". Mesfushori nuk e la me kaq, por hapi gjyq në DHZK dhe e fitoi. Klubi refuzoi që t'ia jepte dhe për këtë motiv e çoi dosjen deri në KAS. Por, as në Lozanë nuk ia dolën, duke i shtuar faturës edhe 1 mijë franga gjobë për shpenzimet e gjyqit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania