Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, toka e mallkuar e Ronaldos

Ka luajtur 2 herë me Portugalin­ë, Holanda "viktima" e tij

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano Ronaldo nuk do t'ia dijë për barriera, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje ndërkombët­are, që zhvillohen nga UEFA. Në Torino dhuroi një perlë të vërtetë, që do të shënohet në librat e artë të futbollit. Këtë qytet e futi në listën e atyre ku ka shënuar të paktën 2 gola. Ishte qyteti i 26-të europian dhe i pari në Itali ku shënoi për herë të parë dy gola, diçka që në fakt e ka arritur në më shumë se 50 raste.

"Pushtues"- Kristiano Ronaldo është një pushtues. Ka luajtur në 76 qytete të Europës me katër fanellat e karrierës së tij (Sporting Lisbonë, Mançester Junajtid, Real Madrid dhe kombëtaren e Portugalis­ë) dhe në 45 prej tyre ka shënuar gol. Ai ka lënë shenjë në 60% të këtyre qyteteve, duke festuar të paktën një gol në kompeticio­net që zhvillohen nga UEFA. Qytetet ku ka shënuar më shumë janë Madridi (53 gola në 49 ndeshje), pastaj renditet Lisbona (14 gola në 26 ndeshje), Mançesteri i treti (9 gola në 27 ndeshje) dhe Oporto e katërta ( 8 gola në 11 ndeshje). Ylli portugez i Realit ka luajtur në 40 shtete të ndryshme të Europës dhe janë 26, ata te të cilët ka shënuar. Shteti më i preferuar i tij është Holanda, ku ka shënuar 5 gola në 2 ndeshje kundër Ajaksit.

Shqipëria makth- Por jo kudo ku shkel Ronaldo ka fat dhe sukses. Toka e mallkuar për portugezin është Shqipëria. Fituesi i "Topit të Artë" ka luajtur në Shqipëri 2 ndeshje me fanellën e kombëtares së Portugalis­ë, por nuk ka arritur kurrë të gjejë rrugën e rrjetës. Ndeshja e luajtur në Tiranë (Qemal Stafa) në qershorin e vitit 2009-të, e vlefshme për eliminator­et e Botërorit 2010të, përfundoi 1-2 për Portugalin­ë me golat e Hugo Almeidës dhe Bruno Alveshit në minutën e fundit. Por Ronaldo nuk shënoi dot as në "Elbasan Arena", aty ku skuadra e tij mori një fitore minimale në rrugëtimin për në Francë, por që në fakt nuk e prishi dot ëndrrën kuqezi për t'u kualifikua­r në "Euro 2016". Në atë ndeshje ishte sërish një gol në minutat e fundit dhe autori ishte Migel Velozo. Në të dyja ndeshjet ai ka qenë i kontestuar nga tifozëria. Në "Qemal Stafa" tifozët kuqezi kishin hapur një pankartë "Ronaldo Miss World 2010", si për t'i thënë që Shqipëria do ta linte jash-

të Botërorit, ndërsa në Elbasan i bërtitën shpeshherë: Mesi, Mesi. Por në fakt, vendi ynë renditet i dyti në listën e shteteve ku portugezi nuk arrin të shënojë. Në vendin e parë është Hungaria, ku CR7 ka luajtur 3 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania