Panorama Sport (Albania)

Alegri përplaset me klubin dhe i bën presion Realit

50-vjeçari nuk dorëzohet: Reali nuk na ka vrarë ende

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja kundër Re alit të Madridit ka lënë një shenjë të fortë në radhët e Juventusit dhe këtë e konfirmon konferenca e ashpër për shtyp e dhënë dje nga trajneri Masimilian­o Alegri. Ky i fundit kishte si objektiv fitimin e Ligës së Kampioneve dhe me sa duket, pas disfatës 3-0 kanë dalë në sipërfaqe edhe disa përplasje me drejtuesit, mbi të gjitha me drejtorin Xhuzepe Marota. Të enjten mësohet se ka pasur një konfrontim mes trajnerit dhe drejtorit të përgjithsh­ëm, ku Alegri ka konfirmuar ofertat që ka nga jashtë, por ndoshta është gati edhe të qëndrojë, por duke iu plotësuar disa kushte.

KUSHTET E ALEGRIT - "Konti Maks" ka merita të mëdha, duke qenë se çdo vit i duhet të mendojë një ide loje të re, edhe pse kampionët që ai ka në grup, nuk janë të nivelit të Realit, prandaj kërkon diçka më shumë edhe nga drejtuesit. E para lidhet me faktin që vetë Alegri të ketë vendimmarr­je në merkato, ku disa prej ultimatume­ve kanë qenë largimet e disa "plakushëve" si Bufon mbi të gjitha, pasi

ai nuk mund të kushtëzohe­t më vetëm nga figura dhe emra. Trajneri vlerëson cilësitë dhe formën fizike, por në të njëjtën kohë ai kërkon edhe afrime të rëndësishm­e, të paktën nga një yll në çdo repart, pse jo duke qenë gati që të sakrifikoj­ë edhe një si Paulo Dibala. Për të fituar

Champions-in Alegri duket se nuk ka kohë për të humbur, duke u kënaqur vetëm me çerekfinal­et apo qoftë me finalet. Do lojtarë me eksperienc­ë që ta shtyjnë ekipin drejt triumfit Europian, pra emra si Isko, Kros, futbollist­ë që të bëjnë diferencën, por mbi të gjitha edhe lojtarë punëtorë

dhe i ka vënë si kusht themelor afrimin në Torino të njërit mes milanistit Bonaventur­a dhe lacialit Milinkoviç-Saviç.

ENDE GJALLË - Dhe duke u nisur nga zbulimi i takimit me Marotën, media nuk e ka shmangur kurrsesi që ta ngacmojë trajnerin e Juves. "Do vazhdoj të qëndroj ende në

Torino? Unë di që kam një kontratë dhe jam i lumtur këtu. Por, sigurisht që ky profesion varet mbi të gjitha nga stimujt, nga kushtet në të cilat punohet, prandaj nevojiten një bashkësi elementesh për të vazhduar një plan të rëndësishë­m dhe për të shkuar te Champions-i. Te Juventusi ndryshohet shumë dhe shpesh sepse nga finalja e Berlinit me Barcelonën e deri më sot kanë ndryshuar 10 lojtarë, 9 prej të cilëve të grupmoshav­e 1990 deri në 1997. Gjithsesi, unë mendoj vetëm për të tashmë, jo për të ardhmen dhe aktualitet­i im është kampionati, Championsi dhe Kupa e Italisë, shpjegon

Alegri, i cili në lidhje me ndeshjen e kthimit ndaj madrilenëv­e nuk kërkon që të dorëzohet përfundimi­sht. - Besojmë te mrekullia me Realin? Unë dua mbi të gjitha të nënvizoj se duhet të fitojmë me çdo kusht me Beventon. Disa lojtarë, si Higuain për shembull, do të pushojnë. Më pas do të mendojmë për Realin. E rëndësishm­e është që të mos gabojmë në kampionat, pasi Napoli vështirë se do të na bëjë më dhurata deri në fund. Pastaj, për sa i përket duelit në Madrid, unë di të them se vërtet Reali na ka plagosur rëndë, por nëse kërkon që të na eliminojë duhet të na vrasë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania