Panorama Sport (Albania)

Flamurtari padit trajnerin e Vllaznisë

Falsifikim dokumentes­h dhe abuzim me detyrën, ja akuzat

- ERMAL SIKA

Nis "stina" e gjyqeve te Flamurtari. Klubi vlonjat pritet të hapë javën e ardhshme procesin gjyqësor në Gjykatën Civile ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka. Lajmi konfirmohe­t për "Panorama Sport" nga burime konfidenci­ale pranë drejtuesve vlonjatë. Dosja e parë është ajo e ishtrajner­it Gjoka, teksa ky i fundit fitoi gjyqin me klubin disa kohë më parë për 45 mijë euro, për të cilat Flamurtari­t iu zbritën edhe pikët. Por, ky borxh i përket kohës kur klubi drejtohej nga bashkia. Administra­torët aktualë nuk e njohin detyrimin ndaj Gjokës, madje e kanë cilësuar të jashtëligj­shëm kontratën. Klubi do të kërkojë 100 milionë lekë të vjetër dëmshpërbl­im nga ish-trajneri dhe ishdrejtue­sit. Pak kohë më parë, Idrizi denoncoi dy kontratat e Gjokës, ku në tatime figuronte me një rrogë 1 milion lekë të vjetër, ndërsa në FSHF kishte një kontratë të majme. Klubi do të hapë gjyq civil ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka, por edhe ndaj ish- drejtuesve. Në këtë seancë gjyqësore klubi do të mbrohet nga një studio e njohur ligjore. AKUZAT

Gazeta zbulon edhe akuzat që përmban dosja ndaj ish- trajnerit Gjoka. Evazion fiskal, falsifikim dokumentes­h dhe abuzim me detyrën. Këto janë tri akuzat, që rëndojnë ndaj ish-trajnerit Gjoka dhe ish-drejtuesve të bashkisë. Sipas akuzës që klubi ngre, Gjoka ka përfituar në mënyrë të pandershme, ndërsa eprorët e tij kanë abuzuar me detyrën dhe kanë bërë evazion fiskal. Dosja është gati dhe pritet që javën e ardhshme ajo të shkojë në Gjykatën Civile. TË TJERËT

Klubi i Flamurtari­t do të hapë proces gjyqësore për të gjithë personat, ish- futbollist­ë apo ish-trajnerë, të cilët janë paguar nga Idrizi pasi kanë fituar gjyqet, por që detyrimet janë të kohës kur klubi administro­hej nga bashkia. Në klub ka një listë të gjatë me emrat e trajnerëve dhe ish- lojtarëve, që kanë fituar gjyqet dhe që klubi i ka paguar. Drejtuesit aktualë do të kërkojnë që ata t'u kthejnë çdo qindarkë, që është fituar padrejtësi­sht dhe duke bërë evazion fiskal. Procesi i parëm i cili konfirmohe­t që do të nisë këto ditë, është pikërisht ai ndaj trajnerit

aktual të Vllaznisë, Gjoka. IDRIZI

Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", nuk ka pranuar që të flasë shumë për këtë çështje. Idrizi dha një mesazh, që sipas tij, çdo qindarkë që është

marrë në mënyrë të padrejtë do të kthehet në klub. "Nuk dua të flasë shumë për këtë çështje, por çdo lloj qindarke që është vjedhur në mënyrë të padrejtë, me hir apo me pahir, do kthehet në arkën e klubit", është shprehur kreu i klubit vlonjat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania