Panorama Sport (Albania)

Takaj “shkund” Skënderbeu­n, zbardhet mbledhja

"Kjo nuk është skuadra jonë, kemi fituar me meritë dhe nuk ua heq askush lavdinë"

- LLAZI SARO

Momenti i keq që po kalon Skënder beu duket se ka prishur gjumin e të gjithëve. Dy humbje radhazi sigurisht që nuk ishin një diçka e pritshme në Korçë dhe tashmë kjo ka hapur diskutimin real se titulli kampion është vënë me të vërtetë në diskutim, pavarësish­t 12 pikëve diferencë që kanë në renditje nga vendi i dytë. Kjo natyrisht duke parë edhe kalendarin e "ferrit" që Skënderbeu ka në javët e ardhshme ku do të luajë tri sfida të vështira përfshi Flamurtari­n dhe Partizanin në transfertë, ndërsa do të presë kampionët në fuqi të Kukësit në fushën e tyre. Sigurisht që sirenat e alarmit në Korçë kanë rënë menjëherë pas humbjes për Kupë ndaj Flamurtari­t në shtëpi dhe nuk ka mjaftuar vetëm analiza e trajnerit Ilir Daja dhe kapitenit Orges Shehi. Dita e djeshme ka sjellë edhe reagimin e numrit një të klubit korçar, presidenti­t Ardjan Takaj, i cili u ka bërë "gjyqin" të tijve në "Tropikal Resort", duke i shkundur njëherë e mirë nga ky moment negativ lojtarët e vet. Herë me ton të lartë dhe herë duke dhënë siguri për të ardhmen, presidenti i Skënderbeu­t ka kërkuar që kjo situatë të marrë fund, duke filluar nga ndeshja e radhës dhe si "dhuratë" kërkon kualifikim­in në Kupën e Shqipërisë dhe fitimin e titullit kampion. FJALIMI

Gazeta ka arritur të zbardhë fjalimin e mbajtur dje nga Takaj përpara skuadrës. "Është momenti më i keq që mund të kemi kaluar ndonjëherë, e di që edhe për ju është e patolerues­hme një situatë e tillë. Duhet të dalim sa më shpejt nga kjo krizë psikologji­ke që kemi hyrë dhe të tregojmë një herë e mirë se jemi ne ata që kemi bërë krenar Shqipërinë dhe kemi arritur t'i japim bukuri kampionati­t. Dy ndeshjet e fundit, por sidomos humbja në Kupë më ka mërzitur jashtë mase, pasi ai nuk është ekipi im, nuk është ekipi ynë. Jemi mësuar të luajmë ndryshe dhe jo të bëjmë të tilla paraqitje. Sigurisht që njëfarë të drejte kjo situatë e ka, pasi në një shok të tillë psikologji­k më e pakta që mund të mendoni është të luani futboll, por unë prandaj jam këtu, për t'u dhënë siguri dhe garanci lojtarëve të ekipit tim. Kemi nisur një betejë ligjore, të cilën në fund do ta fitojmë duke marrë pafajësinë. Kjo është rruga e vetme. Do t'i shkojmë deri në fund për t'u thënë të gjithëve se djersa juaj nuk ka për të shkuar dëm. Gjithçka e kemi

arritur me meritë dhe askush nuk na e heq lavdinë. Skënderbeu do të jetë ai që ka qenë vitet e fundit. Kjo është siguria ime për ju. Tani dua të mos shoh më të tilla ndeshje në kampionat dhe në Kupë. Nuk dua të shoh ekip të shpërfytyr­uar dhe të çoroditur.

Kjo duhet të jetë ndeshja e kthesës", kanë qenë fjalët e presidenti­t Takaj. Dukshëm kjo mbledhje urgjente në "Tropical" ka qenë për t'u dhënë më shumë garanci lojtarëve për të ardhmen dhe për t'u hequr peshën e ngarkesës psikologji­ke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania