Panorama Sport (Albania)

Luftëtari-Teuta, Lika: Të mos e vendosin arbitrat

Kreu i pankinës durrsake është i lidhur ngushtë me qytetin e gurtë

-

Teutën e pret një ndeshje e vështirë në Gjirokastë­r, por objektivi i durrsakëve nuk ndryshon. Fitorja është synimi i vetëm për të vazhduar serinë e rezultatev­e pozitive dhe mbajtur hapin e kundërshta­rëve për mbijetesë. Tani diferenca është vetëm një pikë me Vllazninë, që për më tepër luan ndaj një kundërshta­ri të lehtë si Lushnja. Në këtë mënyrë, gjithçka bëhet edhe më e vështirë për durrsakët, por Gentian Begeja thotë se Teuta po kalon një moment të mirë dhe do të vazhdojë me këtë ritëm. 44- vjeçari kthehet në Gjirokastë­r, aty ku 18 vite më parë ishte sulmuesi kryesor i Luftëtarit, që si president kishte pikërisht Grigor Tavon. Begeja flet me emocion për atë periudhë, por tani thotë se shkon për t'i mundur gjirokastr­itët, pasi Teuta kërkon të mbijetojë.

"Jemi koshient për vështirësi­në e takimit, pasi kundërshta­ri ndodhet me meritë në këtë pozicion. Në këtë moment çdo ndeshje është si një finale për ne. Objektivi ynë është të marrim fitoren, por edhe një pikë nuk do të ishte keq", theksoi Begeja për "Panorama Sport".

Në vitin 2000 keni qenë pjesë e Luftëtarit si futbollist, tashmë riktheheni në Gjirokastë­r si trajner i Teutës...

Është një ndjesi shumë e veçantë që unë të kthehem në Gjirokastë­r si trajner.

Kam kaluar një vit shumë të mirë si lojtar te Luftëtari. Në atë periudhë skuadra ka pasur elementë shumë cilësorë dhe luftonte për titullin kampion. Mua me Gjirokastr­ën nuk më lidh vetëm futbolli, ka edhe gjëra të tjera. Kthehem aty ku mendoj se kam lënë gjurmë, në një qytet që e do futbollin. Megjithatë, ndjenjat duhet t'i lëmë mënjanë, pasi nesër (sot) shkoj për t'i mundur.

Skuadra ka marrë rezultate pozitive, por jeni sërish të parafundit. Si ndikon në gjendjen psikologji­ke të skuadrës ky element?

Skuadra është paraqitur mirë, të paktën në ndeshjet e fundit. Në momentin që t'i fiton dhe kundërshta­ri gjithashtu fiton, je po në ato pozita, ndaj është e vështirë dhe nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Unë shpresoj që skuadra të vazhdojë në këtë rrugë, sepse realisht po luajmë mirë dhe po marrim edhe pikët, që janë më të rëndësishm­e. Na pret një ndeshje shumë e fortë, por ne kemi nevojë për pikë.

E keni menduar se si do t'i ndalni Bregun dhe Abazajn?

Luftëtari ka element cilësorë,

por nuk mendoj se vetëm Bregu dhe Abazaj po zhvillojnë performanc­a të mira. Në përgjithës­i, ata të gjithë po tregojnë një nivel të lartë, por pjesën e sulmit e kanë një hap më parë se repartet e tjera. Vlerësimi është maksimal, jo vetëm prej tyre, por prej të gjithë skuadrës.

A e keni të vështirë ta motivoni skuadrën në këtë moment delikat...?

Te Teuta me aq sa jam unë në dijeni, sa jam në drejtim unë, nuk ka pasur probleme financiare. Drejtuesit kanë qenë super korrekt me pagesat. Nuk mendoj se për të dalë

nga kjo situatë duhet të japësh premio. Lojtari duhet të respektojë fanellën që ka veshur.

E keni menduar që sezonin tjetër të rikonfirmo­heni trajner i Teutës?

Është herët për të folur për të ardhmen time, sepse unë jam i familjes këtu dhe nuk është ky problemi. Dëshira dhe objektivi im është që skuadra të qëndrojë mes më të mirave në Superiore, më pas të shohim. Për trajnerin vendosin drejtuesit dhe e dinë ata se kush është më e mira për ekipin. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania