Panorama Sport (Albania)

Starova: Gabova me Moxhin, Olsi Rama nuk ma vlerëson dot punën!

Ish-trajneri i Partizanit, tani nën drejtimin e Feronikeli­t, thumbon edhe kapitenin Batha: Luante kur të tjerët s’e donin. Kosovarët e duan më shumë futbollin, ju tregoj telefonatë­n me Munishin që shpërtheu ndaj meje

- JETMIR HALILAJ

Sulejman Starova për bën lajm edhe kur nuk është në Shqipëri. Hap polemika edhe duke folur butë, i dalin befas miq, edhe ata që e sulmojnë me gjuhën më të ashpër, por është po aq i drejtpërdr­ejtë dhe ndoshta "i hidhur" për ata që, sipas tij, nuk ia kanë njohur meritat dhe punën që ka bërë. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-trajneri i Partizanit ka për të gjithë. Replikon butë me Olsi Ramën që e konsideron si e shkuara e Partizanit, ndërsa pranon se ka gabuar me ato që ka thënë për Luçiano Moxhin. Gjithashtu "Bobi" thumbon miqësisht Bathën, që i vuri në dyshim dëshirën për fitore dhe tregon një "sekret" interesant për paraardhës­in e tij te Feronikeli, Ismet Munishin, i cili tha se Starovës i ka mbetur vetëm emri...

Si po ju ecën puna te Feronikeli?

Mirë fare. Janë kushte të mira dhe më kanë pritur shumë mirë. Më mirë s'ka ku të shkojë.

Si është kampionati aty. Çfarë ju ka rënë më shumë në sy?

Situata është kjo: tani që po flasim, jam duke parë ndeshjen e të rinjve. Është një fushë e mrekullues­hme me bar sintetik, e nivelit të mirë. Ka dhoma zhveshjeje spektakola­re, por mbi të gjitha ky klub ka ngritur më së miri sistemin zinxhir të skuadrave. Kemi një stadium të mrekullues­hëm, sepse fusha është si qilim. Palestra ka me shumicë, mjete didaktike sa të duash dhe, mbi të gjitha, masivitet i madh rreth futbollit.

Si shpjegohet që ka kaq shumë aktivitet në klube që kanë vuajtur për shkak të mospranimi­t në FIFA dhe UEFA?

Shpjegimi është që ka pasur futboll në Kosovë, pastaj ka pasur në Shqipëri... "Mbreti" i futbollit shqiptar është Riza Lushta. Pastaj kanë dalë dhe "mbretër" të tjerë, siç është Pano në Shqipëri apo Vokrri në Kosovë. Riza Lushta ka qenë shok i babait tim. Ka qenë lojtar i Sport Klub "Tirana", së bashku me Naim Kryeziun. Kanë qenë jetimë dhe janë rritur te "Selman Stërmasi". I çuan në Francë dhe më pas ndaluan

"Këtu kanë një sistem që nuk ka skuadër pa kryesi. Po, themi me të drejtë që Partizani është më i kompletuar­i në administra­të. E drejtë, por te Tirana, p.sh., s'ka kryesi. Kurse këtu është ndryshe dhe kryesia është me detyra të ndara. Kanë dhe një traditë të organizimi­t të klubit, që ndonëse me kushtet e fukarallëk­ut, janë të gjithë njerëz të nderuar: mësues, inxhinierë, biznesmenë".

në Bari. Aty iu lutën ata të Barit, se atëherë nuk kishte sezone federimesh. "Le të luajë një muaj me ne", - i thanë ata. Luajtën kundër Juventusit. Bëri gol Riza Lushta 10 dhe më pas nënshkroi kontratë me Juventusin. Aty nisi edhe historia e 82 golave që ka bërë te Juvja Lushta. Filloi lufta dhe nuk u bë i famshëm, por Lushta është krahasuar me Meacën dhe Piolën. Kjo është historia, pra... Këtu në Kosovë është bërë futboll në kohën e Jugosllavi­së. Prishtina frymëzoi gjithë të tjerat, sepse ishte si punë Kombëtarej­e: Vokri, Agim Cana, Kujtim Shala e me radhë... të gjithë emra të mëdhenj.

Futbolli është më masiv në Shqipëri apo në Kosovë?

Në Kosovë. E kanë në gjak të gjithë futbollin. Nuk ka një pallat që të mos ketë një fëmijë të angazhuar në sistemin zinxhir të klubeve. E luajnë futbollin shumë. Këtu vijnë gratë në stadium, madje edhe në stërvitje. Tani p.sh. janë nja 10 gra këtu që po shohin të rinjtë dhe me shumë mundësi fëmijët apo të afërmit e tyre.

Çfarë ju bën tjetër përshtypje?

Janë më të edukuar se ne, sepse e kanë traditë nga Jugosllavi­a. Janë më të bindur dhe këtë e kemi konstatuar edhe në Tiranë me futbollist­ët kosovarë. Janë super të dëgjueshëm.

Sa kohë u duhet të mbërrijnë te futbolli shqiptar?

Shikoni, këtu ka pasur kampionat edhe kur nuk ishin të anëtarësua­r në FIFA e UEFA. Llogarisni pak: kanë hedhur çdo vit nga 100 mijë euro ose 200 mijë euro si sponsorë pa asnjë lloj lidhje, por me qëllimin e vetëm për të bërë kampionat. Unë besoj se tani Kosova do

"Olsi Rama vjen nga basketboll­i i të rinjve, nuk ka qenë ndonjëherë trajner. Ka njohje të mira për futbollin, ka dashuri të madhe për futbollin, por nuk është në gjendje të vlerësojë punën time. Nuk e ka mundësinë ta vlerësojë, në një kohë kur ka një luks në ekip. Aty ka një drejtor që ka 30 vjet që bën drejtorin sportiv në Serinë A".

të ecë shumë përpara, sepse duke qenë se kanë një skuadër në Ligën e Kampioneve dhe një në Ligën e Europës, të ardhurat do të rriten.

Sa është pagesa më e lartë për një futbollist aty?

Lojtari më i mirë mund të marrë dy mijë euro në muaj, jo më shumë. Por konkurrenc­a mes klubeve po rritet dhe sigurisht do të ndryshojë, ndoshta më pas edhe tregu i lojtarëve.

A i druhen faktit që klube nga Shqipëria mund t'iu marrin talentet?

Po, këta janë nën "kërcënimin" e vazhdueshë­m që lojtarët më të mirë mund të shkojnë në Shqipëri ose të shkojnë në Europë.

Si ju kanë pritur aty? Mirë, por ka ndonjëherë edhe artifica mediatike...

I referoheni polemikës me Ismet Munishin?

Nuk ndodhi ashtu siç u

transmetua në media dhe në portale. Shoh me keqardhje disa portale nga Shqipëria që i transformo­jnë gjërat në mënyrë disi edhe tendencioz­e. Unë vlerësova punën e bërë nga ai, por normalisht nuk kam pse të fsheh edhe ndonjë gjë që nuk shkon. Nuk jemi perfektë. Por unë pata një telefonatë me të... Çfarë biseduat?

Ismet Munishi është miku im prej 20 vitesh, sepse ka qenë edhe në Shqipëri ku ka luajtur me Besën. Kam dashur ta marr te Partizani. Ai ishte revoltuar disi, sepse kishte lexuar vetëm titullin. E mora në telefon për ta sqaruar se më erdhi keq. Unë pata thënë se skuadra luajti mirë, se isha i kënaqur nga loja, por unë do të them edhe të metat. Pa dyshim nuk kam ardhur t'u bëj "gjyqin" paraardhës­ve të mi, por për të marrë më të mirën e mundshme në këto 7 ndeshje që kanë mbetur.

A ju merr malli për Partizanin? E keni ndjekur këto javë?

Si nuk e ndjek?! Nuk ka lëvizur asnjë presje aty. I njëjti formacion, madje bëhen të njëjtat ndërrime. Ua kisha thënë që jemi skuadra më e mirë...

Por, gjithsesi nuk ia dolët ta mbyllnit sezonin, sepse ju larguan...

Unë nuk kam vënë asnjëherë në diskutim cilësitë e skuadrës dhe të lojtarëve. U kisha kërkuar drejtuesve të klubit vetëm që të më ruanin nga gjyqtarët. Më thanë që të punoja mirë dhe në qetësi, sepse nuk kisha ndonjë objektiv. Jo, mo, jo, unë e kisha një objektiv dhe ai ishte vendi i dytë. U thashë vetëm një gjë: më ruani nga gjyqtarët. Ja ku erdhi puna te vendi i tretë. Madje, tani kanë tri mundësi për të shkuar në

vend të dytë...

Si u ndiet kur dëgjuat Bathën të thoshte se Dalipi ka më shumë dëshirë sesa Starova?

Batha është djalë i mirë dhe futbollist i mirë. Ai, me thënë të drejtën. u shpreh se ' kjo është skuadra e Starovës', pastaj më pas tha se ' Dalipi ka më shumë dëshirë...' (qesh). Mos prisni të bëj polemika me Bathën, sepse e kam dashur gjithnjë si lojtar, edhe kur dikush apo edhe disa më kërkonin shpjegime se përse luante ai...

Pak kohë pasi ishit larguar nga Partizani thatë se ishit ndier i fyer nga drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama. Ai më pas nuk bëri polemika, por la të kuptohej se ju ishit e shkuara...

Nuk janë fjalët e tij. Ai i ka thënë ato fjalë se ka shkuar në një emision ku e ka ditur që do të pyetet për çështjen

time, por ka qenë prapë i papërgatit­ur dhe zgjodhi një fjalë që nuk shkon. Prandaj nuk jepte përgjigje, sepse nuk di çfarë të thotë. Olsi Rama vjen nga basketboll­i i të rinjve, nuk ka qenë ndonjëherë trajner. Ka njohje të mira për futbollin, ka dashuri të madhe për futbollin, por nuk është në gjendje të vlerësojë punën time. Nuk e ka mundësinë ta vlerësojë, në një kohë kur ka një luks në ekip. Aty ka një drejtor që ka 30 vjet që bën drejtorin sportiv në Serinë A.

E keni fjalën për Moxhin?

Jo, jo, po të flas për Preitin, sepse Moxhi ma tha mua, nuk vij më si punokan këta. Sepse kur thotë ai unë jam Luçiano Moxhi dhe di të kërkojë falje për gabimin, atëherë nuk mund të bësh diskutime mbi aftësinë e tij. Ai e pa ndryshimin që pësoi skuadra kur unë mora drejtimin. Nga rruga drejt

katastrofë­s, skuadra u rrit përnjëherë.

"Big Luçiano" deklaroi për "Panorama Sport" se nuk diskuton kurrë më trajnerët nëse ikin apo rrinë në një klub, duke mohuar atë keni thënë pak kohë më parë...

Sa i përket bisedës me Moxhin, dua të sqaroj se ndonëse ai ishte drejtor i përgjithsh­ëm, nuk ishte në dijeni të faktit që unë isha larguar nga ekipi dhe për këtë ai ishte i befasuar. Gabimi im ishte se unë nxora një bisedë kofidencia­le, që mbase e ka dëmtuar edhe atë. Këtë gjë nuk duhet ta bëja, por u nxitova, pasi ishte thjesht një bisedë mes nesh. Normalisht që Moxhi nuk do më pyes mua për vendimet e tij, por e përsëris se unë nuk duhet ta nxirrja atë bisedë. Moxhi ka qenë kundër atij vendimi, pasi dihet se ai më ka dashur dhe ka qenë pikërisht ai që

vendosi që unë të bëhesha trajner kur Partizani ishte në një pozitë të vështirë. Ai do të vijojë te Partizani, pasi ka kaluar kohë dhe mund të jetë sqaruar situata, për të cilin nuk kishte dijeni kur bisedoi me mua.

Cila mendoni se është merita më e madhe për periudhën e fundit që punuat te Partizani?

A keni pyetur se nga doli ky Esat Mala?

Nga skuadra e dytë e Partizanit...

Po, por ka qenë këmbëngulj­a ime që ai t'i bashkohej skuadrës së parë. Mahmutaj, trajneri i Partizanit B, e ka pasur te Shkëndija. Unë influencov­a dhe e solla në sistemin zinxhir të klubit. Ka qenë ish-futbollist­i im dhe i pasionuar. E binda, i thashë dhe Demit se është djalë i përgatitur dhe ai erdhi. Ai më tha mua se kam një lojtar, është shtatshkur­tër, por ka qenë

golashënue­si im. Mala ka shkuar në Hajduk është provuar. Në janar, kur isha vetëm me 14 veta i thashë: po si lojtar krahu a bën ky? Nuk kaloi as dy javë, e mora në Turqi dhe i bëmë një kontratë. E aktivizova në ndeshjen e parë atje që t'i jepja një mundësi dhe ai bëri gol. Që nga ai moment kapi vendin në formacion dhe po ju them se është raketë... Ja, kjo është historia e tij. Por këtu e kanë të vështirë të bëjnë edhe ndonjë kompliment kur e meriton...

Ju përmendët gjyqtarët në Shqipëri, po në Kosovë si i shohin gjyqtarët?

Gjyqtarët këtu kanë edukatë pune. Ndoshta nuk janë perfektë, por të paktën përjetojnë tensionin në ato fusha që mund të cilësohen si të nxehta. Përgjithës­isht, bëjnë gabime njerëzore dhe kanë një tendencë të vazhdueshm­e për t'u përmirësua­r. Mos harroni, këtu paguhen vetëm 100 euro për ndeshje, jo sa në Shqipëri...

Çfarë kanë shqiptarët e Kosovës që nuk e kemi ne në Shqipëri?

Kanë kulturë. Kanë një "armë" shumë të fortë, që e sheh nga kalamajtë e vegjël deri te të rriturit. Kanë një

shpirt që nuk e kanë shqiptarët e Shqipërisë sepse shqiptarë jemi të gjithë... Këta kanë një traditë që janë shumë luftarakë. Nuk ka njeri këtu të mos ndërhyjë. Mund të kenë të meta teknike, taktike, por nuk ka shans që të mos japin maksimumin. Ky është tipari që i dallon nga shqiptarët e Shqipërisë.

Çfarë tjetër ju ka pëlqyer nga futbolli në Kosovë?

Klubet me kryesi. Këtu kanë një sistem që nuk ka skuadër pa kryesi. Po, themi me të drejtë që Partizani është më i kompletuar­i në drejtim në administra­tës. E drejtë, por te Tirana, p.sh., s'ka kryesi. Kurse këtu është ndryshe dhe kryesia është me detyra të ndara. Kanë dhe një traditë të organizimi­t të klubit, që ndonëse me kushtet e fukarallëk­ut, janë të gjithë njerëz të nderuar: mësues, inxhinierë, biznesmenë. Presidenti­n këta e shohin ose jo maksimumi një herë në vit, si e gjithë bota...

A keni folur ndonjëherë me Maganin, me Josën, Shkëmbin...?

Magani do më vijë këtë javë, ndërsa Josën do ta takoj sot (dje). Kam folur me Vrapin e me gjithë lojtarët e tjerë, me të cilët njihemi prej vitesh.

 ??  ?? Starova, Rama dhe Moxhi
Starova, Rama dhe Moxhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania