Panorama Sport (Albania)

Siti-Junajtid, Pep snobon derbin: Koka te Liverpuli

Guardiola sqaron çështjen "Raiola": Donte të më shiste Pogbanë e tani më quan qen

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Fitoja sot në derbi, për më tepër ndaj një rivali si Murinjo, do t'i lejonte Pep Guardiolës të vinte duart mbi kampionati­n. Pep Guardiola ka të tjera mendime dhe dukshëm s'e ka kapërdirë humbjen në Ligën e Kampioneve kundër Liverpulit. Edhe në konferencë për shtyp, katalanasi konfirmoi qëndrimin e tij duke deklaruar: "Ndaj Liverpulit e patëm të vështirë dhe po aq problemati­ke paraqitet ndeshja e së martës, por e kemi të detyrueshm­e të tentojmë përmbysjen e madhe. Ata janë pothuajse të kualifikua­r në gjysmëfina­let e Champions- it, por na mbeten ende 90 minuta për të luajtur dhe dera nuk është mbyllur përfundimi­sht për ne. Duke qenë se kemi ende një shans minimal, do ta provojmë të bëjmë të pamundurën".

TITULLI - Guardiola as që mendon të gëzojë për një sukses në kampionat. Përpara se të vendosë duart mbi trofe, Siti gjithsesi duhet të kalojë mbi Mançester Junajtdin, që do të bëjë gjithçka për të shtyrë festën e rivalëve të përjetshëm. Guardiola e merr me qetësi, teksa për media shpjegoi: "Kemi një kalendar që na vendos përpara me radhë: Junajtid, Liverpulin dhe Totenhemin. Këto ndeshje luhen brenda pak ditësh dhe duhet të tregoj kujdes për të menaxhuar energjitë e lojtarëve të mi. Do të flas me stafin dhe mjekët në mënyrë që në fushë të zbresin ata që janë më në formë." Trajneri i Sitit e di se avantazhi i të tijve e favorizon për sa i përket kampi-

onatit, sidomos kur rivalët as që duken në horizont. Sidoqoftë, Liverpuli është fiksimi i katalanasi­t, që duke komentuar derbin e sotëm deklaroi: "Fitorja është gjithmonë e detyrueshm­e, pavarësish­t se mendja qëndron te ndeshja e së martës. Kemi

gjashtë shanse për të fituar kampionati­n, por sigurisht një fitore kundër Junajtid do të na ndihmonte për të qenë më në formë kundër Liverpulit".

RAIOLA - Në fjalën e tij për mediat, Guardiola gjeti kohë edhe për të zbuluar

një prapaskenë në lidhje me marrëdhëni­en e tij me Mino Raiolën. Menaxheri e pati quajtur "qen" pak ditë më parë dhe më në fund trajneri i Sitit bën të ditur shkakun e keqkuptime­ve mes tyre. "Nëse duhet të shpjegoj, atëherë fillimisht më duhet të pranoj që jam siç thotë ai( Raiola), "një qen". Nëse jam i tillë, atëherë përse ai kërkonte të sillte në skuadrën time Pol Pogbanë dhe Henrik Mkhitarian­in? Mini duhet të ketë respekt për qentë dhe të mos bëjë të tilla krahasime".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania