Panorama Sport (Albania)

Bajerni pret sot festën, Hejnkes: Do pimë shampanjë

“Dortmundi është kundërshta­ri më i fortë në kampionat”

-

Trajneri Jup Hejnkes ka folur sot në inter vistën e zakonshme përpara ndeshjes kundër Augsburgut në transfertë. 72vjeçari ka folur për festimin e mundshëm të titullit kampion në rast fitoreje në ndeshjen e sotme. Ai gjithashtu ka prekur temat për dyshen e sulmit, Roben-Riberi.

Si e parashikon­i ndeshjen ndaj Augsburgut?

Do të udhëtojmë një distancë të shkurtër me autobus për në Augsburg. Synimi do të jetë fitimi i kampionati­t me forcat tona. Do të jetë një ndeshje interesant­e. Baum është një trajner shumë i zoti. Gjithmonë e përgatit ndeshjen në bazë të një plani të caktuar. Po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën.

A janë lojtarët në gjendje optimale?

David Alaba është më mirë, por nuk është gati për të luajtur pasi nuk është stërvitur plotësisht me skuadrën. Toliso ka probleme me këmbët e tij, grumbullim­i me skuadrën përfaqësue­se erdhi shumë shpejt për të. Duhet të pres akoma për të parë nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur. Në qoftë se po, atëherë do ta nisë lojën nga fillimi. Vidal gjithashtu nuk ka probleme dhe nuk do të jetë me ekipin. Tiago do të jetë dhe pse u dëmtua në Sevilje. Ndërkohë, Nojer është shumë mirë, kam folur dje me të dhe nuk ndjen më dhimbjet e mëparshme. Duhet të presim akoma rikthimin e plotë të tij. Manuel, Vidal dhe Tiagon dua t'i shoh ne Augsburg, do të ishte mirë të ishin pranë ekipit dhe të festojnë me ne, në rast se shpallemi kampionë.

Është gati shampanja e titullit?

Në qoftë se dalim kampion sot, sigurisht do të ketë nga një gotë shampanjë për të gjithë dhe kaq. Sepse të dielën na duhet të mendojmë përsëri për Sevijën. Do të festojmë kur të vijë momenti. Atëherë do të tërbohemi fare (qesh).

Do të bëni rotacion para ndeshjes me Sevijën?

Ka disa kritere që duhen të merren parasysh, si kundërshta­ri apo forma fizike. Me Roben nuk dua të rrezikoj, ndërsa Hames do të jetë me ekipin.

Kush ka qenë kundërshta­ri më i fortë në Bundesligë për Bajernin?

Pa dyshim Dortmundi, në fillim të kampionati­t

ishim disa pikë para tyre, por më pas arritëm të rikuperoni­m. Ata patën një rënie të pashpjegue­shme, ku disa faktorë të jashtëm dhe të brendshëm u bënë shkak. Dhe Lajpcigu ka qenë një kundërshta­r shumë i fortë, sidomos në fushën e tyre.

Si do ta shijojë Hejnkesi titullin?

Si gjithë të tjerët dhe unë di të festoj, mos më turpëroni. Kemi dhe disa detyra deri në fund të kampionati­t që duhet t'i plotësojmë, më pas jemi të lirë për të shijuar jetët tona (qesh).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania