Panorama Sport (Albania)

Pakult ankohet: Sa shumë ndalet loja në Shqipëri!

“Në Shqipëri ka mangësi në aspektin taktik”

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i Kukësit, Pe ter Pakult, kënaqet vetëm me një fitore në Kamzës, duke snobuar një pikë në këtë takim delikat. Kampionët në fuqi nuk do të kenë të gatshëm sulmuesin kryesor, Sindrit Guri, si dhe mesfushori­n Eni Imami, për shkak kartonësh. Për austriakun, mungesa e Gurit është një problem për skuadrën, edhe pse Balde e Ebipi shihen si alternativ­a. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri 58-vjeçar foli edhe për ndryshimet e futbollit shqiptar dhe mangësitë që ka. "Më ka rënë në sy shumë se ndalet loja. Ndoshta 80-90 për qind e faulleve që jepen këtu, në Europë nuk merren fare parasysh", ka thënë Pakult.

Sa ua ka prishur planet mungesa e Gurit dhe si do ta zëvendëson­i?

Pas largimit të Bakajt, vetëm Guri ka mbetur në atë pozicion. E dinim se në një moment nuk do të ishte, por shpresojmë që ai që ta zëvendësoj­ë, do ta kompensoj mungesën e tij.

Ju thoni që keni vetëm Gurin, por është edhe Balde. Jeni i pakënaqur me të?

Jo, nuk jam i pakënaqur. Do pres stërvitjen e fundit që të vendos se kush do të luajë në majën e sulmit, pasi Balde kishte një problem të vogël në stërvitje dhe do të pres ta shoh sesi do të shkojnë gjërat.

Ebipi shënoi në Vlorë, është një alternativ­ë?

Po, ai do të jetë pjesë e ekipit nesër (sot), por nuk mund të them nëse do ta nisë nga fillimi apo jo.

Jeni të kënaqur me një pikë në Kamzë apo do të synoni vetëm fitoren?

Asnjë trajner nuk kënaqet me një pikë. Në çdo ndeshje duam tri pikët. Do shohim sesi ekipi do luajë dhe pastaj do flasim.

Kamza ju ka surprizuar në Kukës. A i keni marrë masat këtë herë?

Sa i përket asaj ndeshjeje, në 15 minutat e para duhet të shënonim më shumë se një gol. Janë një ekip që mbrohet mirë dhe tenton me sulme të shpejta me Plakun për të befasuar kundërshta­rin.

Skënderbeu po kalon një "shok" psikologji­k, e mendoni se mund të bëni një përmbysje të madhe?

Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe tani mendojmë për Kamzën. Se çfarë ndodh deri në fund, duhet parë. Na duhet t'i fitojmë ndeshjet një nga një dhe të mos shohim të tjerët.

Cilin shikoni si rival në garën për vendin e dytë?

Normalisht që na intereson rezultati i ndeshjes LaçiPartiz­ani, por e theksoj se duhet të bëjmë punën tonë. Të shohim përpara dhe jo se çfarë ndodh.

Pas barazimit në Laç për Kupën e Shqipërisë, sa të favorizuar jeni për të kaluar në finale në ndeshjen e dytë?

Së pari, dua të ritheksoj se goli që shënuam në Laç, ishte i rregullt dhe nëse e shohim lëvizjen, gjyqtari e tregoi se është gol. Idrizi nuk bëri faull. Do të ishte shumë më mirë po të fitonim, por ka kohë për të menduar për Kupën. Pas Kamzës luajmë me Partizanin dhe të kuqtë mund të përfitojnë, pasi ne dhe Laçi do luajmë në mesjavë.

Nga përvoja juaj e shkurtër, çfarë mund të na thoni për kampionati­n shqiptar?

Më ka rënë në sy se ndalet shumë loja. Ndoshta 80- 90 për qind e faulleve që jepen këtu, në Europë nuk merren fare parasysh. Ndërprerja e lojës bën që të mos ketë ritëm. Ka ndalime të panevojshm­e të lojës, gjë që mund të evitohet. Edhe në Serbi, ku kam trajnuar, nuk ka diferenca të mëdha sa i përket kësaj. T'iu jap një shembull: goli i rregullt në Laç jashtë nuk do anulohej, ashtu si ndërhyrja e Allës ndaj Sukajt në ndeshjen kundër Vllaznisë, që do jepej penallti. Nuk dua t'i caktoj këto gjëra, por këtu jepen shumë faulla. Nuk dua të them se është niveli i ulët, por ka ekipe që mund të luajnë në Europë, siç dhe e kanë treguar. Ka mungesa në aspektin tekniko- taktik, por këto përmirësoh­en nga viti në vit. Edhe në vendet europiane ka tifozë që shkojnë në shtëpi dhe thonë që nuk u ka pëlqyer ndeshja, pra ikin të pakënaqur. Vitin e kaluar kam parë shumë ndeshje të kampionati­t kinez, ku investohen miliona euro, por kur sheh lëvizjet në fushë, thua që nuk kanë lidhje me futbollin. Hendeku është i madh në aspektin futbollist­ik. Ritmi është më i lartë në vendet e tjera.

Si e mendonit Shqipërinë përpara se të vinit të punonit këtu dhe si e shihni tani?

Shqipërinë e njoh që kur isha futbollist në vitin 1981, kur erdha me Shpresat e Austrisë. Në vitin 1998 kam luajtur me Kombëtaren A dhe më pas me ekipe të tjera në ndeshje europiane. Kontakti i fundit ishte në vitin 2006 për shkak të Salihit. Që atëherë interesohe­sha për futbollin në Shqipëri. Ka pasur progres, morët pjesë edhe në "Francë 2016. Pashë së fundmi Shqipëri-Sllovaki për U-21 dhe duhet të punohet më shumë në aspektin teknik dhe taktik. Duhet më shumë vëmendje në këtë aspekt. Natyrisht që kam parë dhe Kukësin kundër Austrisë së Vjenës në turet eliminator­e në Europa Ligë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania