Panorama Sport (Albania)

Gatuzo ngre zërin: Milan, mjaft talle b...!

"Vendi i 4-t objektiv, aritmetika na mban në lojë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kontratë e re, por rrugëtim i vjetër për Dhenaro Gatuzon. Konferenca për shtyp e radhës është rasti për të shpjeguar edhe një herë (nëse e do nevoja) që misioni kuqezi nuk ka ndryshuar. Siç deklaroi dje përpara mediave: "Në fushë skuadra ime do të zbresë e gatshme për të luftuar në çdo centimetër. Kontrata e re nuk më qetëson, tani do të kem më shumë dëshirë dhe nerv se më parë. Djemtë e dinë që mjafton pak për ta parë veten me çantë në dorë jashtë kangjellav­e të ' Milanello'- s. Jemi të ndërgjegjs­hëm se baza është e mirë ndaj askush të mos presë revolucion­e në verë. Duhet respekt për këta djem që po japin shumë".

PA NDR0SHIM Deklaratat e Gatuzos janë një verdikt përfundimt­ar për shpenzimet që planifikon klubi në të ardhmen. Kontrata e re nuk do të ndikojë te skuadra dhe këtë e garanton trajneri, teksa shpjegon: "Djemtë nuk do të më shohin ndryshe tani që kam një kontratë më afatgjatë. Me ekipin kam një marrëdhëni­e të veçantë, respekti ekziston te të dyja palët dhe të gjithë ndihemi komodë me njëri-tjetrin, qoftë kur flasim për futboll e qoftë për tema të tjera. Duhet të jem koherent, t'i shoh në sy dhe të mos tall b... me asnjërin. Kjo është mënyra ime dhe ata ma kanë shpërblyer me punë të ndershme dhe serioze".

GJ1E/IA 2A3HD4N Tetë ndeshje dhe 24 pikë në "valle" janë një argument i mjaftueshë­m për të besuar te vendi i katërt. Ndalesat e forta me Juven dhe Interin sipas Gatuzos duhen lënë pas. Siç shpjegon edhe 40- vjeçari: "Kemi shumë synime dhe te Ehampions-i duhet të besojmë për sa kohë aritmetika na mban në lojë. Nuk ka asnjë arsye për t'u dorëzuar që tani, ndaj duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit të çdo takimi. Të mos harrojmë se edhe për Ligën e Europës kemi konkurrenc, ndaj pretendoj sakrificë maksimale. Sasuolo është një skuadër cilësore që luan pastër, por kemi të nevojshme disa ndryshime për të ruajtur freskinë në nivel idesh".

0JE/

Një sqarim trajneri e dha edhe për Suson dhe Donarumën, dy emra ndër më të përfolurit për një largim nga kuqezinjtë. Sipas Gatuzos, situata në klub është e qetë dhe normalitet­i i Milanit cilësohet si lajm. "Suso po punon në mënyrë fantastike dhe i jep ekuilibër manovrës. Ai është shumë i rëndësishë­m për skuadrën dhe ndryshe nga fillimi i sezonit tani luan si një lider i vërtetë. Edhe Dhixho është pikë kyçe, por pres më shumë nga ai pasi mundësitë i ka. Kam disa vërejtje për mënyrën sesi e nis aksionin, por cilësitë nuk ia vendos dot në diskutim. As ai as Hezusi (Suso) nuk janë një problem për mua".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania