Panorama Sport (Albania)

“Gol im, më i bukur se i Ibrës”

Sukaj: Në stres deri sa të mbijetojmë, të paktën të mos mundemi kundër Teutës

- ADMIR URUÇI

Bomberi shkodran ka ditur të marrë skuadrën për dore drejt arritjes së pikëve që janë të nevojshme për ta mbajtur skuadrën kuqeblu mbi vijën e kuqe për mbijetesën. Sukaj ka realizuar me të vërtetë një xhevahir, prej gati 60 metrash në fundin e pjesës së parë, duke plotësuar dopietën e tij. Në intervistë­n e dhënë për mediat në fund të ndeshjes, shkodrani krahason këtë gol me atë të Ibrës, flet për situatën e mbijetesës dhe mbi të gjitha për përballjen e radhës në transfertë me Teutën, për të cilën sulmuesi vendos një objektiv të veçantë për ekipin.

Goli, realizove nga distanca dhe i rezistove një faulli…

Ai është një moment gjatë lojës, kur pashë që portieri kishte dalë shumë para, prandaj godita. Isha duke rënë dhe godita direkt, por nuk është diçka shumë domethënës­e. Nuk ka shumë për t'u habitur, pasi në momentin që portieri ka dalë nga porta, një goditje në lartësi mund të futet. Mund ta bëjë gjithkush, jo vetëm Sukaj.

E veçantë?

Ka njerëz të veçantë që bëjnë gjëra të veçanta (Qesh…).

A është ky goli më i bukur në karrierë?

S'e di. Kam shënuar edhe dy- tri herë, por jo nga kjo distancë. Kam shënuar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, nga rreth 35 metra. Nuk di ta cilësoj nëse ishte më i bukuri. Ibrahimovi­ç?

Goli im ishte i shënuar nga një distancë më e largët se ai i Ibrahimovi­çit (qesh…). Mendoj se ishte edhe më i bukur.

I treti dygolësh në kampionat me Vllazninë?

E rëndësishm­e është që të marrim disa pikë sigurie, pasi e kemi frikën akoma.

A është rikthyer qetësia te Vllaznia?

Nuk është se kemi pasur strese të mëdha, në tri apo katër javët e fundit. Por duke ditur që ne nuk kemi mbijetuar akoma, ekziston edhe një lloj stresi.

Mbijetesa, skuadra po funksionon së fundmi…

Po ta kishim nisur sezonin me këtë kontingjen­t, nuk do ishim këtu. Ekipin e kemi, por e kanë penalizuar javët e para. Fakti që kemi marrë kaq pak pikë në start, na bën që aktualisht të jemi mes ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Por jemi të bindur që jemi për më lart.

Sukaj-Ribaj, dyshja që po shënon rregullish­t, ka ardhur momenti të luani së bashku?

Për sa i përket lojës me 2 sulmues, është diçka e vështirë sepse lë hapësira mbrapa. Në ndeshjet e tjera duhet të fitojmë, megjithatë kjo është zgjedhje e trajnerit. Është më mirë që të luash me dy sulmues, por më vështirë sepse krijon hapësira. Për mua është më e thjeshtë që të jemi dy, por për ekipin është më ndryshe. Shënuat ju, Ribaj, por edhe i riu Pusi...

Është shumë e rëndësishm­e. Vjen një kohë që lojtarët me eksperienc­ë duhet t'u lënë vend të rinjve, pasi është diçka shumë pozitive. Mu bë shumë qejfi. Siç është Pusi, kemi edhe dy apo tre lojtarë të tjerë, të cilët me kalimin e kohës mund të marrin minuta. Shpresojmë që të nxjerrim jo vetëm Pusin, por edhe të tjerë lojtarë.

Java e ardhshme, ju pret një "betejë" në Durrës…

Unë kam pasur gjithmonë simpati për ekipin e Durrësit. Është një qytet që të lejon të luash futboll. Siç është edhe në Shkodër për cilindo ekip që vjen, ashtu është edhe në Durrës. Si ne ashtu edhe ata, jemi në pozita të vështira. Normalisht që do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, por duhet ta marrim me qetësi sepse kam dëshirë që të luaj atje, pasi e thashë që luan rehat. Pastaj, kush të jetë i zoti…

Nga qejfi dhe dëshira për të luajtur në Durrës, do të ketë një tjetër dygolësh nga ju?

E rëndësishm­e është që ne të mos dalim të mundur nga Durrësi. Pastaj, golat janë edhe me fat e me kismet.

I druheni gjykimit se mund të ndikojë në atë ndeshje?

Nuk besoj. Jam i vetmi që mendoj se nuk do të ndikojë. Sepse, nëse ti krijon shumë raste, edhe gjyqtari nuk ka se çfarë të bën.

Dedikim për golat?

Nuk kam ndonjë dedikim. Thjesht, golat e mi t'i shërbejnë ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania