Panorama Sport (Albania)

Të huajt problem, Kamza sakrifikon Raçiç

-

Kamza i ka dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen e sotme që do ta luajë në orën 14:00 ndaj Kukësit. Fitorja është e vetmja alternativ­ë për skuadrën e Ramadan Ndreut. Vetë trajneri është shprehur se këtë herë beson shumë te tri pikët. "Edhe pse i kemi humbur ndeshjet e fundit, mendoj se kemi bërë paraqitje të mirë. Gjatë javës kemi punuar fort dhe lojtarët kanë treguar një dëshirë të madhe për të reaguar ndaj Kukësit. Unë besoj se do të kthehemi te rezultatet pozitive", është shprehur kreu i pankinës së Kamzës. Ndërkohë, "Panorama Sport" mëson nga burime në klub se stafi teknik pritet të sakrifikoj­ë në këtë takim sulmuesin Stevan Raçiç. Ky i fundit do ta nisë nga stoli, pasi plotësohen numri 4 i të huajve që lejohen në fushë, duke qenë se mungesën e qendërmbro­jtësit Kuqi do ta zëvendësoj­ë braziliani Lelis. Duke shtuar këtu malazezin Çukoviç, japonezin Fukui dhe braziliani­n Arrabal, që janë titullarë të padiskutue­shëm, shkon në katër numri i atyre që do ta nisin sot nga minuta e parë. Në këto kushte, serbi është i detyruar të ulet në stol. Pritet që Ndreu t'i japë këtë herë hapësirë mesfushori­t Xhulio Mehmeti, i cili ka bërë paraqitje të mira, sa herë ka luajtur në formacion. Në majën e sulmit do të jetë Sebino Plaku, i mbështetur pikërisht nga Mehmeti. Pritet që drejtuesit e klubit të bëjnë një takim me skuadrën pak para ndeshjes, për t'i zyrtarizua­r edhe shpërblimi­n që do të kenë për fitore ose barazim. Ndaj Partizanit lojtarëve iu premtua 20 milionë lekë të vjetër premio për triumfin, si dhe 10 milionë për barazimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania