Panorama Sport (Albania)

Apolonia-Tomori kthehet në... miqësore

Skuadrat pa objektiva, lojtarëve në fushë u mungon grinta

- BUJAR RAMA

Apolonia nuk shkon dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e radhës kundër Tomorit, në atë që mund të konsideroh­et edhe si derbi i Myzeqesë. Ka qenë ndeshja e fundit për fazën e dytë dhe është pika e parë që fierakët marrin gjatë kësaj faze. Pas këtij rezultati, Apolonia renditet në vendin e pestë, dy shkallë më poshtë se pas fazës së dytë.

PJESA E PARË - Ka qenë një lojë e zbehtë, pa nerv e grintë dhe rastet në portat respektive mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Skuadrat luajnë me shumë ndryshime në formacion dhe krijohet përshtypja se zhvillohet një miqësore. Apolonia synon të marrë frenat e lojës në dorë dhe t'i diktohet

kundërshta­rit, por Tomori mbrohet mirë dhe loja e fierakëve nuk ka shumë fantazi. Ka ndonjë përpjekje sporadike të Dimos dhe Priftit, por pa as më të voglin problem për portën e Kaloshit. Nga ana tjetër, edhe beratasit nuk rrinë duarkryq dhe herë pas here tentojnë portën e Çakos, por nuk bëjnë dot më shumë se fierakët, çka tregon se dy skuadrat nuk duan të konsumojnë shumë energji.

Pjesa e dytë - Ka më tepër shkëndija, edhe pse skuadrat duken sikur nuk janë shumë të interesuar­a për fitoren. Kashami hedh në fushë Mihanën, për t'i dhënë më tepër rrezikshmë­ri fazës sulmuese, por është Tomori, që vë vështirësi fierakët. Në një kundërzbri­tje të shpejtë në minutën e 58-të, Hyseni del krejt i zbuluar brenda zonës, i vetëm me Çakon, gjuan tokazi

me të djathtën, por portieri fierak largon në këndore. Një minutë më pas, është Daci që kërcen fuqishëm me kokë pas një krosi të ardhur nga këndi, por topi përfundon mbi traun e portës së Apolonisë. Pas këtyre episodeve, janë fierakët që luajnë më mirë. Në minutën e 70-të Mihana futet brenda zonës kundërshta­re, gjuan tokazi, por grushton Kaloshi. Pas disa minutave të qeta, shfaqen sërish beratasit. Goditje dënimi për ta në minutën e 77- të, diagonal nga e djathta, në një distancë rreth 25 metra. Është kapiteni Paja, që gjuan fort me të

majtën dhe sfera trondit traversën e portës fierake. Në minutën e 80-të është përsëri Mihana, që zbulohet mirë nga e djathta në hyrje të zonës, prirët me portën mike. Rrotullohe­t dhe shkarkon fort të djathtën në gjysmë kthesë, duke e detyruar Kaloshin të grushtojë me vështirësi një top që po i drejtohej trekëndësh­it të tij. Minutat e mbetura nuk sjellin asnjë rast për t'u shënuar dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, duke ruajtur të njëjtat pozita në renditje, Tomori në vendin e tretë, ndërsa Apolonia në vendin e pestë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania