Panorama Sport (Albania)

Suso drejt largimit nga ku5ezinjtë, Gatuzo do me 6do kusht Berardin

Financat, Milani me strategji të reja merkatoje

-

Me Hezus Suson që çdo ditë e më shumë përflitet për një largim nga Milani, kuqezinjtë kanë nisur të marrin masat për të mos u kapur të papërgatit­ur. Sipas "Il Corriere Dello Sport", drejtuesit e "Djallit" po monitorojn­ë situatën e Domeniko Berardit te Sasuolo. Sulmuesi i krahut deri pak vite më parë cilësohej si një talent në Itali, por dëmtimet e shumta kanë penalizuar rritjen dhe afirmimin e tij. Me një rrogë prej 1.1 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë që i skadon pas 4 vjetësh, 23-vjeçari duket i vështirë për t'u rrëmbyer nga Sasuolo, e cila kërkon të paktën 18-20 milionë euro. Sfida e sotme në "San Siro" do të jetë një rast i mirë për të vëzhguar nga afër futbollist­in, i cili në karrierën e tij e ka shndërruar pikërisht Milanin në viktimën e preferuar, duke i shënuar plot tetë gola në përballjet ndaj kuqezinjve. Sipas burimeve, brenda klubit kuqezi ka qenë vetë ‡ henaro Gatuzo që ka shprehur interes për lojtarin. Kujtojmë se kontrata e saporinovu­ar e trajnerit të "Djallit" i jep atij autoritet edhe për sa i përket afrimeve në skuadër. Berardi mund të ishte një bast ngacmues për Rinon, sidomos në krahun e djathtë, në rast se Suso del në merkato për shkak të nevojave të klubit. Milani do të ketë në merkato edhe konkurrenc­ën e Romës. ˆerdhekuqtë e stërvitur nga Euzebio Di Françesko (ishtrajner i Berardit te Sasuolo) janë një konkurrent i Milanit për shërbimet e sulmuesit. Suso, nga ana tjetër, sapo ka rinovuar deri në vitin 2023 dhe paguhet 3 milionë euro në sezon. Spanjolli ka theksuar shpeshherë dëshirën për të qëndruar në Milano, por përballë një oferte rreth 50 milionë euro, vështirë se numri tetë do të vazhdonte të ishte kuqezi për sezonin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania