Panorama Sport (Albania)

Partizani mposht Teutën dhe gdhin i dyti

Durrsakët fitojnë pjesën e dytë, por nuk e përmbysin dot

- ABDULLA DUSHKU (25-10, 21-18, 16-24, 17-19) PARTIZANI: TEUTA: GJYQTARË:

ampionati i basketboll­it për Superligën i dha fund ndeshjeve të javës së 20-të, ndërkohë që ka mbetur për t'u zhvilluar, vetëm një ndeshje e prapambetu­r, Tirana - Teuta, e cila do të luhet sot, në orën 18:00 në sallën sportive "Fahrie Hoti" në kryeqytet. Me përfundimi­n e kësaj ndeshjeje, do të marrë fund edhe sezoni i rregullt, për t'i hapur më pas rrugë ndeshjeve të "play-off"-it. Gjatë ditës së djeshme është luajtur vetëm një takim, ai midis Partizanit dhe Teutës, e cila u mbyll me fitore të Partizanit 79- 71. Ndeshja Vllaznia - Tirana është luajtur të premten, e cila ka përfunduar me shtesë 96-94 për Tiranën. Si zakonisht për Eagles, ndeshja e tij me Kamzën është dhënë në tavolinë 20

0. Në "Asllan Rusi", Partizani fitoi 79-71 ndaj Teutës, në një përballje mes dy ekipesh pretendent­e për titull dhe të përforcuar­a me lojtarë të huaj gjatë këtij sezoni. Fitorja e ekipit kryeqyteta­s ishte e merituar, pasi e dominoi ndeshjen, por në fund të "kuqtë" për pak rrezikuan, pasi durrsakët arritën t'i afroheshin deri në një pikë diferencë ( 66- 65), duke bërë një rikuperim fantastik, por nuk arritën dot t'i përmbysnin shifrat. Gjatë fraksionit të parë, skuadra e Partizanit e dominoi lojën, teksa ka fituar të dyja periodat 25-10 në të parën dhe 21-18 të dytën, duke e mbyllur pjesën e parë me një diferencë prej 12 pikësh. U duk sikur do ta kishte të lehtë. Por pikërisht në fraksionin e dytë, skuadra e Teutës e nis bukur ndërkohë që lojtarët e Partizanit humbasin shumë aksione pa shënuar. Kështu,

Teuta fiton periodën e tretë 24-16 dhe periodën e fundit 1917. Por, rezultati i përgjithsh­ëm flet për Partizanin 79-71. Falë kësaj fitoreje, Partizani ngjitet përkohësis­ht në vendin e dytë në renditje, por që janë dhe dy ekipet që do të përballen me njëri-tjetrin edhe në gjysmëfina­let e "play-off"-it. Tirana e Teuta, me përballjen që kanë sot në kryeqytet, mund të rikthejë durrsakët përsëri në vendin e dytë. Surpriza e këtij sezoni pa asnjë mëdyshje ka qenë ekipi i Kamzës ndonëse me djelmosha të rinj, por që me profesiona­lizimin e tyre, bënë të mundur që Kamza të ngjitej në vendin e katërt dhe në "playoff" do të luajë kundër Tiranës kampione në fuqi.

Jani, Gjonaj, Daiu, Shestani, Hysa / Pylla, Pregja.

Trajner: Arben Fagu.

Gorea, Uruçi, Miranoviç, Kop[es, Klemons / Çela, Zyka, Hoxha. Trajner: Xhelal Kalaja.

G. Cici, E. Koçi,

E. Gjoni.

JAVA E 20- të DJE

Eagles - Kamza Basket Partizani - Teuta Vllaznia - Tirana

SOT / ( FAHRIE HOTI) Tirana - Teuta

EKIPET Tirana Partizani Teuta Kamza B. Vllaznia Eagles

0- 20 79- 71 94- 96

18: 00

F H KOSH+/- P 18 1 1429- 1204 36 13 7 1359- 1254 33 13 6 1468- 1286 32 8 1 2 1371- 1391 28 7 13 1461- 1437 27 0 20 785- 1500 13

 ??  ?? Çast nga ndeshja Partizani-Teuta
Çast nga ndeshja Partizani-Teuta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania