Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk njeh më rivalë, poshtëron Flamurtari­n

-

Sezoni i rregullt i kampionati­t të basketboll­it për femra do të marrë fund sot me ndeshjen që do të luhet në pallatin më të ri të sportit "Dhimitraq Goga" të Durrësit, me ndeshjen e kryesuesev­e të kampionati­t Goga Basket dhe Apolonisë. Ndërkohë që dje janë luajtur dy ndeshjet e tjera të javës së 20-të. Superndesh­ja e kësaj jave ishte ajo midis Tiranës dhe Flamurtari­t, e cila ka rezultuar si një surprizë e ekipit kryeqyteta­s, teksa e kanë mundur thellësish­t skuadrën që drejtohet nga Viron Toska. Tirana arriti ta poshtërojë Flamurtari­n kampion me shifrat 70-49. Ndeshja e luajtur në "Fahrie Hoti" ka qenë një dominim total i skuadrës bardheblu, së cilës i ka mjaftuar perioda e parë për të vulosur fitoren. Avantazhi 24- 11 krijuar në 10minutësh­in e parë bëri që

loja të ishte gjithnjë nën komandën e ekipit që drejtohet nga Roland Avrami. Kemi një Tiranë, që e thelloi edhe më shumë avantazhin me kalimin e minutave. Flamurtari nuk pati forcën për të rivalizuar, duke pësuar një humbje që nuk i prishte

(24-11, 18-13, 20-6, 8-19) TIRANA: Xhanaj, E. Bujari, Okoje, Milanoviç, Popoviç / Bojd, Zyka, G. Bujari, Berranija, Rreshpja. Trajner: R. Avrami. FLAMURTARI: Myrto, Palko, Nikpaljevi­ç, Korto, Aliaj / Rrapaj, Plasa, Kostallari, Hazanaj, Joziç, Liçi. Trajner: Viron Toska. GJYQTARË: A. Bejko, G. Hoxha

shumë punë, pasi vlonjatet edhe pas kësaj humbjeje vazhdojnë ta ruajnë kryesimin. Skuadra e Studentit u mund dje 51-46 në Korçë nga Skënderbeu i vendit të fundit, një ndeshje thjesht për statistikë për të dyja ekipet. Edhe pse fitoi Skënderbeu, përsëri mbetet i fundit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në grupin B. Studenti edhe pse

humbi e kishte siguruar zonën e "play off"- it. Një ditë më parë pa probleme fitoi në Shkodër skuadra e Goga Basket, e cila mundi 71- 37 Vllazninë vendëse, në një ndeshje pa shumë emocione. Kështu janë përcaktuar dhe gjysmëfina­let: Teuta - Tirana dhe Flamurtari - Studenti.

Artin Lleshaj, Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania