Panorama Sport (Albania)

Inter i mallkuar, e ndalin shtyllat dhe ish-i Ljajiç

Maxarri e Ljajiç shijojnë “hakmarrjen”, për Spaletin shtyhet parakalimi i Romës

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi ngadalëson hap in me Torinon edhe në ndeshjen e fazës së dytë: pas barazimit në përballjen e parë sezonale (1-1), zikaltrit humbasin 1- 0 në transfertë falë golit të Adem Ljajiç (me asist të De Silverstri­t, në minutën e 36-të). Po të mos ishte për pikët e humbura dhe rastit të shpërdorua­r për të parakaluar Romën për vendin e tretë (e kështu vendi i katërt nis të lëkundet), paraqitja do konsideroh­ej pozitive. Perisiç prek traversën në të 20tën, Rafinja godet shtyllën në të 70-ën. Interi del pa pengje nga "Olimpico" torinez, duke parë se ndeshja u udhëhoq në mënyrë bindëse për pjesën më të madhe të kohës nga skuadra e Spaletit. Por që, ndërkaq, mbetet në vendin e katërt një pikë pas Romës.

LUAN BORHA - Trajneri interist ndryshon mendje për lojtarët që hedh në fushë, krahasuar me pragsfidën: zgjedh Borha Valeron në vend të Rafinjës si fantazisë, ndoshta sepse braziliani u shfaq më pak brilant krahasuar me javët që u aktivizua si titullar (si me Veronën, si në derbi). Goditja e parë në portë është e Kandrevës, që në minutën e 4-të "paralajmër­on" Sirigun (" gardiani" italian e ndal bashkëkomb­ësin në më shumë se një rast): përpjekje, megjithatë, qendrore. Edhe Torino e nis mirë: në 10' Ljajiç tenton goditjen- asist për Iagon, që për pak nuk e arrin. Një moment më pas Sirigu i fal një krosim Perisiçit: duke gabuar kohën, kroati i rikthen topin në duar portierit me një goditje të lehtë. Në fushë mbizotëron barazia. Në të 34-tën Kandreva godet sërish (këtë herë tokazi), Sirigu e bllokon. Torino niset në kundërsulm dhe gjen golin e avantazhit. Minuta e 36-të: Beloti vrapon me topin për 30 metra, i ndjekur nga Perisiç që, në tentativë për t'ia rrëmbyer, dërgon sferën te De Silvestri; krosim për Ljajiç, i cili mbyll aksionin me gol. "Demat" në avantazh pasi kishin pësuar presionin interist. Në të 39- tën Brozoviç ndal në mënyrë të gabuar Belotin: ndëshkim i rëndë me karton të verdhë, pasi kroati do mungojë i skualifiku­ar në transfertë­n e të shtunës në mbrëmje kundër Atalantës.

"GARDH" I TORINOS - Pjesa e dytë nis me Interin (dhe Rafinjën e Karamoh në fushë) që shtyn në gjysmëfush­ën e vendësve (të tërhequr në mbrojtje) në kërkim të barazimit, edhe pse krijon me vështirësi. Spaleti aktivizon Ranokian si sulmues, në krah të Ikardit, në vend të D'Ambrozios. Zikaltrit janë edhe pa fat, pasi përfundojn­ë sfidën me kundër jo vetëm Sirigun në ditë të mirë, por godasin edhe dy shtylla ( me Rafinjën e Perisiçin). Torino mban deri në fund. Interi shpërdoron rastin për të kapur podiumin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania