Panorama Sport (Albania)

Ronaldo-Grizman, derbi i Madridit nuk ka fitues

itues janë vetëm portierët dhe tifozët, të dyja skuadrat menduan edhe për Europën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një orë futboll spe ktakolar, një gol dhe një pikë për secilën, pastaj e gjithë mendja tek Europa. Derbi i Madridit përfundon 1-1 dhe Atletiko qëndron e dyta % 4 nga Reali. Ky barazim i shkon për shtat Barcelonës që është sërish % 11 nga ndjekësi më i afërt dhe afrohet akoma më shumë me titullin kampion. Madrilenët do të shkojnë në / hampions, po ashtu edhe Valencia.

Dy traversa- Masat e rrepta përreth "Bernabeut" kishin bërë që atmosfera të ishte e vakët, ndërsa brenda në stadium ishte tjetër histori. Tifozët janë spektakola­rë dhe të dyja skuadrat gjithashtu që luajnë hapur dhe krijojnë raste të pafundme për të shënuar. Më mirë Reali që ndërton dhe sulmon vazhdimish­t, duke arritur të godasë dy traversa, një me Asension dhe tjetrën me Marselon. Por, Atletiko gjithashtu nuk mbetet pas. Mbrojtje e hekurt dhe kundërsulm­e vrasëse që vënë nën presion mbrojtjen e "galaktikëv­e".

Rrotacion- Zidan kishte bërë 4 ndryshime në krahasim me fitoren në Torino: jashtë Kasemiro, Modriç, Isko dhe Benzema. Në fushë: Kovaçiç, Vaskez, Asensio dhe Bejl. Mbrojtja ishte e konfirmuar totalisht sepse Ramos nuk është të mërkurën për shkak të pezullimit prej kartonëve. Simeone në krahasim me të enjten kishte dy ndryshime, Vitolon dhe Tomasin për Korrean dhe Gabin.

Shumë raste- Reali e nis me Asension si sulmues të fshehur në sulm dhe me mesfushën me 4 kur Atletiko sulmon. Por, këta të fundit nuk e godasin portën deri në minutën e 22-të dhe atëherë është Diego Kosta që vë në provë Kejlor Navasin. Kundërpërg­jigjet edhe Oblak që ndal Ronaldon dhe Varanin. Tifozët argëtohen.

Golat- Në pjesën e parë munguan golat, por u shënuan në të dytën. Ronaldo u koordinua në mënyrë perfekte në zonë pas krosimit të Bejlit nga ana tjetër, një tjetër supergol për të arritur në kuotën e 20 të tillëve. Por, ndeshja u barazua për 4 minuta, pasi Grizman gjeti golin në sezonin e gjashtë radhazi kundër Realit. Pas mrekullisë së Navasit kundër Kokes, Ronaldo lë fushën e lojës mes duartrokit­jeve. Simeone largon Diego Kostën dhe sinjali ishte i qartë se ritmi u ul dhe skuadrat duhet të kënaqeshin me barazimin. Në fund, Oblak bën një pritje spektakola­re ndaj Ramosit, duke konfirmuar që derbin e fituan portierët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania