Panorama Sport (Albania)

Ferrari super, Fetel “djeg” sërish Mercedesin

Raikonen tërhiqet, i theu këmbën mekanikut në bokse

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nuk mund të kishte një mënyrë më të bukur, por edhe më të rrezikshme për të festuar me një vend të parë garën e 200-të në karrierë. Sebastian Fetel arrin suksesin e dytë radhazi në këtë sezon, duke triumfuar edhe nën prozhektor­ët (u garua në mbrëmje) e Çmimit të Madh të Bahreinit, me një tjetër strategji fantastike dhe plot adrenalinë nga ana e drejtuesve të skuderisë. Piloti gjerman i Ferrarit ka lënë pas dy pilotët e MercedesBe­nz, konkretish­t Valteri Botasin dhe Luis Hamiltonin. Ky i fundit, i cili u penalizua me pesë pozicione, pas ndërrimit të paketës së shpejtësis­ë, u nis nga vendi i nëntë dhe si gjithmonë dhe sa herë që ai niset nga pas, spektakli është i garantuar, si parakalimi i trefishtë në xhiron e pestë ndaj Alonsos, por edhe Oçonit dhe Hylkenberg­ut. Gjithsesi, zgjidhja e garës për Sebastian Fetelin dhe Ferrarin erdhi pikërisht në 36-ën. Fatkeqësis­ht, në atë xhiro, Kimi Raikonen futet në bokse, por teksa niset, një prej gomave nuk montohet siç duhet por në ecje e sipër kalon sipër këmbës së një prej mekanikëve, duke ia thyer atë (ai u shoqërua menjëherë në spital) dhe u tërhoq shumë i revoltuar dhe i shqetësuar në bokse. Pikërisht, në atë moment, me një "kokëkuqe" në pistë, drejtuesit e skuadrës vendosin që të ndërrojnë strategjin­ë. Në ndalesën e dytë, Ferrari që kishte montuar gomat e buta, urdhëron Fetelin që të rrezikojë me ato deri në fund të garës, një zgjedhje e rrezikshme, pasi arriti të xhirojë për 36 xhiro me një palë goma që mbajnë jo më shumë se 25. Dhe në këtë fraksion të garës, 4 herë kampioni i botës, që në xhiron e 26-të kishte arritur të fitonte edhe një duel me Hamiltonin, pas ndalesës së parë në bokse, arrin të dërgojë në fund një garë spektakola­re. Gomat e Ferrarit, edhe pse në limite, arritën që të qëndrojnë të fryra deri pas kalimit të vijës së finishit, ndërsa Botasi, edhe pse besoi se mund ta kapte ferraristi­n në 3 xhirot e fundit, fatmirësis­ht për italianët, nuk ia doli. Fetel dhe "kokëkuqja" shënuan fitoren e dytë radhazi në startin e një Botërori, diçka që mungonte prej vitit 2004 me Mikael Shumakerin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania